Ky është parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale May 19, 2026 - 07:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 e 9 gradë celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 18 e 21 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image