FSK-ja drejt fazës finale të tranzicionit, gjenerali amerikan riafirmon mbështetjen

FSK-ja drejt fazës finale të tranzicionit, gjenerali amerikan riafirmon mbështetjen

Aktuale May 19, 2026 - 12:54

Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, Chris A. McKinney.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, si dhe për nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Gjenerallejtënant Jashari e njoftoi Gjeneralin McKinney për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së, me fokus të veçantë në planet për të ardhmen dhe aspiratat për anëtarësim në NATO.

Po ashtu, dy gjeneralët vlerësuan kontributin e FSK-së në kuadër të Forca Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, ku pritet që së shpejti të dislokohet kontingjenti i parë nga FSK.

Në fund të takimit, Gjeneral McKinney falënderoi Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe lidershipin e tij gjatë fazës finale të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, duke ritheksuar përkushtimin e USEUCOM-it për ta mbështetur FSK-në edhe në të ardhmen. /Zëri