FSK-ja nis ushtrimin “Ujku i Pamposhtur 01”, paralajmërohen lëvizje të konvojeve në rajonin e Gjakovës
Foto: Laura Hasani

 FSK-ja nis ushtrimin “Ujku i Pamposhtur 01”, paralajmërohen lëvizje të konvojeve në rajonin e Gjakovës

Aktuale May 29, 2026 - 12:06

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga 31 maji deri më 5 qershor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve të FSK-së nga vendbazimet e saj në drejtim të rajonit të Gjakovës, përkatësisht drejt Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

FSK-ja ka bërë të ditur se të gjitha këto lëvizje do të realizohen në kuadër të ushtrimit ushtarak, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit. /Zëri