Ambasada Italiane: Italia mbetet kontingjenti më i madh i KFOR-it edhe 27 vjet pas hyrjes në Kosovë

Ambasada Italiane: Italia mbetet kontingjenti më i madh i KFOR-it edhe 27 vjet pas hyrjes në Kosovë

Aktuale June 12, 2026 - 13:25

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka përkujtuar 27-vjetorin e hyrjes së forcave paqeruajtëse në Kosovë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Italisë për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.

Në një postim të publikuar me rastin e 12 Qershorit, Ambasada Italiane vlerësoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit të arritur gjatë këtyre viteve.

“12 qershor 1999 – 27 vjet paqe, 27 vjet përkushtim ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës dhe rajonit”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Misioni diplomatik italian theksoi gjithashtu se, edhe pas 27 vjetësh, Italia vazhdon të ketë kontingjentin më të madh kombëtar në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

“Njëzet e shtatë vjet më vonë, kontingjenti italian mbetet më i madhi në KFOR”, thotë Ambasada. /Zëri