“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë
Aktuale
June 22, 2026 - 08:19
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa u përket protestave në Tiranë.
Ai ka ndarë një foto të nismëtarit Arben Kola dhe me një shkrim poshtë saj ku ai citohet duke thënë për mediat: “Ka grupe greke dhe serbe në protestë, do t’i nxjerrim me emra”.
Në postimin e tij në Facebook, kryeministri shkruan: “Ouuu….. Po ky vetë? Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”.