Zyrtari i lartë i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Zyrtari i lartë i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Aktuale June 22, 2026 - 08:56

Nënsekretari i përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën sot dhe nesër.

Lajmin e ka konfirmuar faqja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, Lacroixi do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, partnerë të shoqërisë civile dhe kolegë të tij nga UNMIK-u.

Ai gjithashtu do të vizitojë vendet e projekteve të mbështetura nga OKB-ja.

“Diskutimet do të përqendrohen në ruajtjen e paqes së Kombeve të Bashkuara, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e vizitës së tij rajonale”, thuhet në njoftimin e faqes së UNMIK në Facebook.