Protesta qytetare në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Aktuale June 22, 2026 - 09:55

Një grup protestuesish vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë edhe mëngjesin e kësaj të hëne.

Protestuesit janë vendosur në disa stola metalikë pranë godinës, ndërsa në shkallët e Kryeministrisë janë vendosur edhe këpucë, të cilat sipas organizatorëve simbolizojnë emigrimin.

Qëndrimi i protestuesve nisi pas përfundimit të protestës së zhvilluar të shtunën. Një pjesë e tyre vijuan të qëndrojnë përpara godinës së Qeverisë edhe gjatë gjithë ditës së diel, duke vazhduar praninë e tyre në zonë. /Euronews.al