KQZ-ja ndan mbi 2.1 milionë euro për partitë parlamentare për gjysmën e dytë të vitit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 75-të të KQZ-së, e cila është mbajtur në mënyrë elektronike.
Në total, për partitë parlamentare janë ndarë 2.113.735.89 euro, prej të cilave 2.083.068.49 euro ndahen sipas numrit të ulëseve në Kuvend, ndërsa 30.667.40 euro përfaqësojnë kuotën gjinore.
Sipas vendimit të KQZ-së, ndarja e mjeteve është si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje – 881,253.70 euro
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 381,895.89 euro
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 312,460.27 euro
Lista Serbe – 156,230.14 euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 121,512.33 euro
GUXO – 52,076.71 euro
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 34,717.81 euro
Alternativa – 17,358.90 euro
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 17,358.90 euro
Jedinstvena Goranska Partija – 17,358.90 euro
Koalicija Vakat – 17,358.90 euro
Nova Demokratska Stranka – 17,358.90 euro
Partia Liberale Egjiptiane – 17,358.90 euro
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 17,358.90 euro
PSA – 17,358.90 euro
Socijaldemokratska Unija – 17,358.90 euro
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 17,358.90 euro.
KQZ-ja bëri të ditur se, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10 për qind e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve dhe grupeve parlamentare do të ndahet me një vendim të veçantë.
Sipas Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, fondi ndahet ndërmjet partive të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të ulëseve që ato kanë fituar. /Zëri
