IHMK-ja paralajmëron shi, breshër, rrufe e erëra të forta mesditën dhe pasditen e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar për ndryshim të motit pasditen e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu e shkarkim rrufesh.
IHMK-ja ka bërë të ditur se në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive të shiut, erërave të përkohshme të fuqishme, paraqitjes së breshrit.
“Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë”, ka njoftuar IHMK-ja.
Njoftimi i plotë i IHMK-së, pa ndërhyrje:
Informatë për media
Parashikimi i motit – 21 korrik 2026
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë ditës së sotme mbi territorin e Republikës së Kosovës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me:
* Reshje lokale shiu;
* Shkarkesa rrufesh.
Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e:
* Rrebesheve më intensive të shiut;
* Erërave të përkohshme të fuqishme;
* Paraqitjes së breshrit.
Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.
Temperaturat maksimale: 31° C – 33° C
Era: Kryesisht nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, duke u fuqizuar përkohësisht në zonat ku zhvillohen proceset stuhore.
Rekomandim i IHMK-së:
IHMK-ja rekomandon që qytetarët të ndjekin njoftimet dhe përditësimet zyrtare të motit, si dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të paraqitjes së:
* Bubullimave;
* Erërave të forta;
* Reshjeve intensive. /Zëri