Asamblistët e LVV-së në Prishtinë do të mbajnë konferencë për media para Prokurorisë Speciale
Aktuale
July 30, 2026 - 08:38
Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë do të mbajnë sot konferencë për media.
Kjo konferencë do të mbahet në orën 11:00 para Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media nga Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra Prishtinë, e cila do të mbahet sot, me fillim nga ora 11:00, para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga kjo parti.