Bugaqku: Afati për konstituimin e Kuvendit skadon nesër
Foto: Laura Hasani

Bugaqku: Afati për konstituimin e Kuvendit skadon nesër

Aktuale August 06, 2026 - 12:39

Vullnet Bugaqku, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës skadon nesër në mesnatë, ndërsa shtyrja e seancës synon t’u japë më shumë kohë subjekteve politike për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundon nesër.

“Duhet të presim se çfarë do të ndodhë në seancën e radhës dhe nëse eventualisht do të konstituohet Kuvendi, si dhe do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit”, tha Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.