Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin!
Foto: Laura Hasani

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin!

Aktuale August 10, 2026 - 08:02

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij për protesta, që sipas tij janë e vetmja rrugë për “ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”.

Ai në këtë kontekst ka përmendur muajin shtator.

“Pra, shtatori po vjen, Albin!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Reagimi i tij vjen pas moskonstituimit të Kuvendit.

Afati kushtetues ishte të premten, më 7 gusht, ndërsa që seanca u thirr për një ditë më vonë, të shtunën.

Por as në këtë seancë, sikurse në atë të 6 gushtit, LVV-ja nuk propozoi emrin për kryetar të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë, sipas tij për t’i dhënë mundësi një marrëveshje politike për presidentit.

Ai është shprehur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë pa një marrëveshje për presidentin çon në zgjedhje të reja.

Për këtë ai u ka bërë thirrje PDK-së, LDK-së e Aleancës për takime.

Takimet e zhvilluara me LDK-në nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, ndërsa PDK-ja e Aleanca refuzuan takimin me Kurtin.