Kuvendi hap dyert tri ditë për bashkatdhetarët
Aktuale
August 10, 2026 - 08:05
Kuvendi i Kosovës do të organizojë aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili nis të hënën, më 10 gusht dhe do të zgjasë deri të mërkurën, më 12 gusht.
Gjatë këtyre tri ditëve bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë nga ora 12:00 deri në 16:00.
Kuvendi ka bërë të ditur se të gjithë bashkatdhetarët janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë aktivitet tradicional. /Zëri