Mot me diell në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë
Aktuale
August 11, 2026 - 08:03
Kosova gjatë ditës së sotme do të mbizotërohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të jenë të larta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.