Mblidhet LDK-ja, diskutohet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit
Aktuale
September 07, 2026 - 12:07
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi, njëherësh deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa.
“Po, në orën 13:00, me një pikë diskutimi: seanca e thirrur më 9 shtator për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, tha Mustafa për Klankosova.tv.
Kryesuesi Avni Dehari e caktoi 9 shtatorin si datë për vazhdimin e seancës konstituive.