Von der Leyen nis vizitën në Kosovë, pritet nga Haxhiu

Von der Leyen nis vizitën në Kosovë, pritet nga Haxhiu

Aktuale October 01, 2026 - 13:15

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë ditës ajo do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti, ku pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media.

Von der Leyen po zhvillon aktualisht turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, i cili zgjat nga data 30 shtator deri më 2 tetor 2026.

Ky turne fokusohet në hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE dhe në zbatimin e Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin.

Ajo dje ka vizituar Shqipërinë. Pas Prishtinës, ajo udhëton drejt Malit të Zi, ku do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, Serbinë, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovinën nuk do ta vizitojë për shkak të procesit zgjedhor që po zhvillohet atje.

Image

Image

Image

Image