Lah Brahimaj: Blloku opozitar nuk do të prishet “për inatë” të Isës e Hashimit!

Aktuale February 09, 2016 - 11:15

Koalicioni opozitar prej dje, ka nisur të lëkundet, por zyrtarët e dy partive opozitare, VV e AAK e mohojnë një gjë të tillë.

Kështu deputetet e këtyre dy partive politike Rexhep Selimi e Lahi Brahimaj kanë mohuar mundesinë e prishjes së Bllokut opozitar. I kontaktuar nga Botapress, deputeti i Vetëvendosjes  Rexhep Selimi ka deklaruar shkurt “Absolutisht jo, blloku opozitar nuk po prishet”.

Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Ibrahimaj , po ashtu e mohoi se po prishet blloku.

Brahimaj për Botapress tha se “ Edhe pse dikush ka dëshirë, blloku opozitarë nuk po prishet për shkak se Haradinaj ka marrëp pjesë në takim me Presidenten”.

I pyetur se kush janë ata që kanë dëshirë të prishet opozita mes vete, ai u përgjigj “Isa me Hashimin”, ka thënë ai.