Gecaj: Vetëvendosje ka provuar atentat ndaj kryeministrit

Aktuale February 10, 2016 - 23:55

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se mënyra që ka zgjdhur opozita të veprojë nuk ka rezultate dhe nuk po pëlqehet nga askush. Vetëvendosja, sipas tij, kanë provuar atentat ndaj VV-së.

“Vetëvendosje ka provuar atentat ndaj kryeministrit me hekrat me gjemba për gomat. E automjeti ec shpejt”, potencoi Gecaj, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se AAK-ja dhe Nisma për Kosovë janë bërë bisht i VV-së.

“Po më vije keq se si AAK-ja dhe Nisma për Kosovën janë bërë bisht i Vetëvendosjes, ata e dëshirojnë pushtetin me çdo kusht”, ka thënë Gecaj, duke shtuar se kauzat e opozitës janë të fabrikuara.

Gecaj ka thënë se sikur “edhe VLAN të vazhdonte, marrëveshjet do të ishin përsëri të njejtë, nëse jo, ne do të dilnim nga koalicioni”.