Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°

Behari nė konkurs

Lumturie Blakaj | 01-09-2010 16:59 CET

Prishtinė. Nė kohėn kur thuajse e tėrė Policia e Kosovės po drejtohet nga ushtruesit e detyrės, Ministria e Punėve tė Brendshme ka marrė vendim qė tė shpallė konkursin pėr plotėsimin e pozitės sė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, e cila gjithashtu mbahet nga njė ushtrues detyre. Shpallja e konkursit pėr tė parin e Policisė, ka ardhur vetėm njė ditė pasi ishte shkarkuar drejtori i Stacionit Policor nė veri tė Mitrovicės dhe pas disa emėrimeve e shkarkime tė tjera, e qė sipas ekspertėve tė sigurisė, ky ėshtė njė hap pozitiv, ndonėse i vonuar. Madje, sipas tyre, shkarkimi i komandantit tė Stacionit tė Policisė pėr pjesėn veriore tė Mitrovicės, Milija Millosheviq dhe ndėrrimi i pozitave tė nėntė zyrtarėve policorė flet pėr reformat qė kanė filluar brenda Policisė sė Kosovės.

Ramadan Qehaja, njohės i sigurisė, thotė se Policia e Kosovės po kalon nėpėr njė situatė tė ndjeshme sa i pėrket fillimit tė riformatimit. Sipas tij, ka qenė koha e fundit qė merren veprime pėr ndryshime nė akseptin menaxherial drejtues nė Policinė e Kosovės dhe se ndėrrimet e fundit nėpėr disa drejtori rajonale flasin pėr aksione fillestare dhe jo tė thella brenda organizatės policore.

Ndėrsa, ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi ka sqaruar se shpallja e konkursit pėr drejtor tė pėrgjithshėm Policisė sė Kosovės nuk do tė thotė se reformat do tė prekin edhe shefin aktual tė policisė, Behar Selimin, i cili qė prej pesė muajsh mban pozitėn e numrit njė tė organizatės policore. “Ne jemi tė interesuar qė tė gjitha pozitat qė mbahen me ushtrues detyre tė hapen konkurset dhe tė vendoset rregulli, sepse Ligji mbi Policinė krijon mundėsi tė tilla. Prandaj, edhe nė pozitėn e shefit tė Policisė do tė konkurrojnė tė gjitha ata qė vlerėsojnė se i plotėsojnė kriteret e parapara dhe nė fund do tė fitojė mė i miri”, ka thėnė pėr gazetėn ministri Rexhepi.

“E kam shprehur edhe me herėt se jam i kėnaqur me punėn e ushtruesit tė detyrės, Bahar Selimit dhe sa i pėrket efikasitetit tė punės sė tij, nuk e kisha shpallur konkursin fare, por kėto janė procese qė duhet tė ndodhin”, ka thėnė Rexhepi.

Edhe kreu aktual i Policisė sė Kosovės, Behar Selimi nuk e fsheh faktin se do t’i nėnshtrohet garės pėr tė marrė “timonin” e tė parit tė Policisė sė Kosovės. Megjithatė, ai beson se do tė ketė interesim tė madh pėr tė aplikuar pėr pozitėn e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės.

Nga ana tjetėr, kreu i MPB-sė, edhe njėherė ka pohuar se lėvizjet e ndodhura ditė mė parė nė Policinė e Kosovės kanė pasur pėr qėllim shtimin e efikasitetit tė punės dhe cilėsisė mė tė mirė nė Policinė e Kosovės. “Ky ėshtė njė proces qė do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen dhe nuk ėshtė ndonjė fushatė qė do tė zgjasė njė apo dy ditė. Prandaj, them se do tė ketė edhe mė tutje ndėrrime dhe do tė vlerėsohet performanca e secilit zyrtar policor”, ka thėnė ministri Bajram Rexhepi. Duke komentuar shkarkimin e komandantit tė Stacionit Policor pėr pjesėn veriore tė Mitrovicės, Milija Millosheviq, ministri Rexhepi ka theksuar se Millosheviq posedon dosje edhe nė Inspektoratin Policor dhe nė gjyq.

“Nėse Komisioni pėr Emėrime tė Larta dhe Disiplinė nė Inspektoratin Policor do tė rekomandojė qė ai tė ndėshkohet, atėherė normalisht se do merren edhe veprime tė tilla”, ka thėnė ministri Rexhepi.

Mirėpo, njė zyrtar i lartė i Policisė sė Kosovės i ka deklaruar gazetės nė kushte anonimiteti, se gjatė dy javėve tė ardhshme do tė merren edhe veprime tė reja nėpėr drejtorit rajonale policore.

Megjithatė, i pari i Policisė sė Kosovės, Behar Selimi ka theksuar se ndryshimet e ndodhura nuk kanė tė bėjnė me sanksionime apo ndėshkime, por thjesht janė veprime qė kanė ardhur si rezultat i reformave.

3.0/5 (3 votë/a)
elis (Prishtine): 02-09-2010 08:48
Besojm se ka mbet 10 % funksionim dhe sundim i ligjit dhe emrim te z. SELIMI si Drejtor i Pergjithshem i PK duke marr per baze aftesit, te kaluaren e tij plot rezultate dhe angazhimet e tij per sigurin e ketij vendi, Kosoves.
nastradamusi (Ku nuk sundon thaqi e sejdiu): 02-09-2010 07:31
E more Behar po ti nuk po e kupton qe kjo qeveri nuk ka nevoi per behar ti ke pas fat qe vetem pak ke sulmuar ne anet anesore sepse po te ishe hyr ne mes tash do te ishe ne Hage,ke kujdes edhe pse je Drenicak hasha te fshin ai e ka fshi nipin-Sheremetin e nuk po te fshin ty.

Kosova n’skia

Bora e rėnė ka mbetur “relikt” nė rrugėt dhe nė trotuaret e kryeqendrės sė Kosovės. Prishtina ėshtė bėrė “ferr” pėr kėmbėsorėt. Tė nisur pėr tė shkuar nė ligjėrata, shkollė, nė punė, apo tė bėjnė pazar…jo pak qytetarė kosovarė kanė pėsuar dhe e kanė gjetur veten tė shtrirė nė Eme...

Tė thyhet “tabuja” pėr homoseksualėt

Edhe pse nuk ka ligj qė ndalon homoseksualitetin, shoqėria kosovare vazhdon tė jetė shumė konservatore karshi dashurisė mes tė njėjtit seks, duke e konsideruar kėtė si jonormale dhe tė papranueshme pėr shoqėrinė. Kjo ēėshtje edhe mė tej konsiderohet si “tabu” temė, pėr tė cilėn...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Gjendje e jashtėzakonshme nė Pejė

Bazuar nė Ligjin pėr Vetėqeverisje Lokale, neni 13, statuti i komunės sė Pejės, i shtyrė ng...

KMDLNJ: Nė rastin “Kleēka” janė shkelur tė drejtat e njeriut

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė (KMDLNJ) vlerėson ...

Kaēaniku shpall gjendjen emergjente, ndėrpritet mėsimi

Ekzekutivi i Kaēanikut e ka shpallur gjendjen emergjente nė territorin e komunės, tė enjten...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51