Prishtinė. Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi priti familjarėt e policėve tė rėnė nė detyrė, tė cilėve u premtoi se MPJ dhe Policia e Kosovės nuk do tė ndalet deri nė zbardhjen e secilit rast dhe vėnien para organeve tė drejtėsisė, tė tė gjithė atyre kriminelėve qė kanė shtėnė nė djemtė dhe vajzat mė tė mira tė vendit.
Ministri Rexhepi i informoi familjarėt e policėve tė rėnė nė detyrė lidhur me angazhimet pėr rregullimin me ligj tė statusit tė familjeve tė policėve tė rėnė nė detyrė.
Po ashtu, me rastin e pėrvjetorit tė themelimit tė Policisė sė Kosovės dhe nė prag tė festės sė Bajramit, Ministri Rexhepi ka ndarė nga buxheti i MPB-sė njė shumė simbolike financiare nė pėrkrahje tė familjeve tė policėve tė rėnė nė detyrė.