Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

KMDLNJ: Nė rastin “Kleēka” janė shkelur tė drejtat e njeriut

02-02-2012 17:36 CET

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė (KMDLNJ) vlerėson se nė “rastin Kleēka” janė shkelur tė gjitha nenet e Deklaratės Universale mbi tė Drejtat e Njeriut tė OKB-sė.

KMDLNJ nė kuadėr tė mandatit mbikėqyrė edhe proceset gjyqėsore nga aspekti i respektimit i tė drejtave tė njeriut pėr personat e akuzuar. Nė njė komunikatė tė lėshuar pėr media tė enjten, thuhet se, nė kėtė kontekst KMDLNJ pėrcjell edhe gjykimin ndaj tė akuzuarve pėr “rastin Kleēka”.

Nė komunikatė bėhet e ditur se KMDLNJ, nė asnjė mėnyrė nuk ndėrhynė duke e prejudikuar fajėsinė apo pafajėsinė e tė akuzuarve, e cila ėshtė kompetencė ekskluzivisht e gjykatave, mirėpo reagon nė rast kur vlerėson se ka shkelje tė procedurės, kur dėmtohet interesi i viktimave apo i tė akuzuarve.

“Deklarata Universale mbi tė Drejtat e Njeriut e OKB-sė shprehimisht nė nenin 7 thotė se: Tė gjithė janė tė barabartė para Ligjit dhe kanė tė drejtė pa asnjė diskriminim tė mbrohen barabartė para Ligjit.... Pastaj, neni 8 pėrcakton se: Gjithkush ka tė drejtė pėr mjete efektive juridike para gjykatave kompetente kombėtare pėr veprimet me tė cilat shkelėn tė drejtat themelore tė garantuara nga Kushtetuta dhe ligjet. Neni 10 thotė gjithashtu se: Gjithkush gėzon njėlloj tė drejtėn pėr njė proces gjyqėsor objektiv e publik para njė gjykate tė pavarur dhe tė paanshme nė pėrcaktimin e tė drejtave dhe detyrimeve tė veta dhe pėr vendimin mbi ēfarėdo akuze penale. Dhe pika 1 neni 11 thotė se: Kushdo qė ėshtė i akuzuar pėr njė vepėr penale ka tė drejtė tė konsiderohet i pafajshėm deri sa tė vėrtetohet fajėsia nė bazė tė Ligjit dhe nė njė proces publik nė tė cilin ka pasur tė gjitha garancitė e duhura pėr mbrojtjen e vet.

KMDLNJ mendon se nė “rastin Kleēka” janė shkelur tė gjitha nenet e kėsaj Deklarate deri nė kėtė fazė tė procesit.

1. Dėshtimi i EULEX-it pėr sigurimin e dėshmitarit tė mbrojtur X, gjatė kohės sa e ka pasur statusin e dėshmitarit tė mbrojtur pėrmbajtėsisht e ka dėmtuar procesin:

a) E ka pamundėsuar zbardhjen e rastit nė mėnyrė tė paanshme, duke i dėmtuar viktimat;

b) E ka vėnė nė pozitė tė pabarabartė mbrojtjen e tė akuzuarve, duke e pamundėsuar kėtė mbrojtje, ballafaqimin gjatė gjykimit me kėtė dėshmitar i cili ėshtė llogaritur si dėshmitari kyē i prokurorisė.

E tėrė pėrgjegjėsia shkon nė adresė tė EULEX-it, i cili ka dėshtuar nė mbrojtjen e dėshmitarėve tė “mbrojtur”.

2. Pėrzgjedhja nga ana e prokurorit tė rastit e vetėm atyre fakteve me tė cilėn e mbėshtet akuzėn nga ditari i “dėshmitarit X” dhe injorimi i fakteve nga po i njėjti ditar, i cili ėshtė nė interes tė akuzuarve nuk garanton njė gjykim tė drejtė dhe tė paanshėm. Ėshtė njė qasje diskriminuese qė e dėmton procesin dhe zbardhjen e sė vėrtetės.

3. Thirrja nė imunitet e prokurorit tė “rastit Kleēka” nė rast se ėshtė ftuar si dėshmitar rėndė e dėmton rastin dhe nuk garanton gjykim tė drejtė. Askush, qoftė edhe ndėrkombėtar nuk ka tė drejtė tė thirret nė imunitet nė rast se ftohet si dėshmitar, sepse imuniteti vlen vetėm nė rast tė pėrgjegjėsisė penale ndonėse edhe ky fakt pėr KMDLNJ ėshtė i papranueshėm, sepse: tė gjithė duhet tė jenė tė barabartė para ligjit. Nė rastin konkret prokurori Salustro e vė veten mbi ligj. KMDLNJ rikujton opinionin se edhe ambasadori i ndjerė Riēard Holbruk ka qenė i ftuar si dėshmitar si dhe gjenerali Uesli Klark dhe shumė personalitete tjera publike, politike etj. kanė qenė dėshmitarė nė procese tė ngjashme.

KMDLNJ vlerėson se thirrja dhe fshehja prapa imunitetit tė prokurorit Salustro pėrfundimisht e komprometon procesin, duke e bėrė atė tė dyshimtė dhe pėr pasojė e pėsojnė edhe viktimat si dhe do tė pamundėsohet e drejta pėr mbrojtje efektive para ligjit pėr tė akuzuarit. Prokurori i rastit nė fjalė pas fakteve tė reja vetėm sa mund tė pengojė zbardhjen e sė vėrtetės, pėr shkak tė qasjes sė tij diskriminuese dhe shkeljeve tė vazhdueshme tė drejtave tė njeriut. Nė kėtė kontekst KMDLNJ kėrkon qė tė krijohen kushtet pėr njė gjykim tė drejtė, tė paanshėm jashtė ēdo ndikimi politik, pas sė cilave gjykata do tė merr njė vendim tė mbėshtetur nė prova.

KMDLNJ kėrkon drejtėsi pėr viktimat pėrmes zbardhjes sė rastit. Gjithashtu, KMDLNJ kėrkon qė tė akuzuarve t’u krijohen tė gjitha kushtet pėr mbrojtje tė parapara me ligj sepse mohimi i pėrkohshėm i lirisė nuk nėnkupton edhe shkeljen e tė drejtave tė njeriut dhe qasje paragjykuese. Sepse, ēdo paragjykim ėshtė ndėrhyrje nė punėn e gjykatave si dhe presion pėr marrjen e njė vendimi tė drejtė.

KMDLNJ kėrkon nga autoritetet qė tė mbrohen dėshmitarėt e mbrojtur, sepse nė tė kundėrtėn nuk do tė ketė rezultate nė luftė kundėr atyre qė janė pėrgjegjės pėr krime kundėr njerėzimit, shkeljes sė ligjeve tė luftės, korrupsionit tė nivelit tė lartė, krimit tė organizuar etj.”, thuhet nė komunikatėn e KMDLNJ-sė. /zėri/

4.0/5 (1 votë/a)
Behxhet Pushka (Malmö-Suedi): 03-02-2012 15:38
O Murtez shko merru me punet e tua që duhet ta marresh rrogen, se për këso komente je analfabet ore i humbur ne mesin e arës së mbjellur me patate në Suedi. N´deroje dhe respektoje atë Shtet Mbretëror që të ka NGI bukë, mos i fut fundet ku nuk din, pse shkrun kur nuk i kupton gjërat ore vizitori i "Tonik klubit" me pronar Daganin, pse shkrun ore kur nuk ke lidhje me te drejtat e njeriut, kur nuk ke lexuar a´së një shkrim se për qështje ligjore dhe nuk i njef ti fare ligjet nderkombetare per te drejtat e njeriut. Po ti ore "zuzar i poshter" kur VV protestoj i SHAVE ore qyrravec. Puno aty tek "KATARI KU PUNON" dhe mos i fut hundet aty nuk nuk duhet, te shkruj se e ke tepru me shkrime tuaja bajate dhe te pakuptueshme.
Murtez Xhemajli (Kosovë - Suedi): 03-02-2012 00:24
Këto sende KLDMNN-ja duhet menjihere me i ngrit aty ku edhe i kan vendin dhe me kerkue që të mbrohet e drejta e lirive dhe mosë të shkelet mu nga ata qe kanë ardhur me e mbrojtë ata, dhe ti drejtohet edhe KDNJ të OKB-së ne lidhje me këto shkelje dhe te kerkoi që menjihere të zbatohet ligji njisoi si për vendas ashty edhe për nderkombëtar dhe askush nuk duhet me qenë mbi ligjin, dhe ketë gjithsesi që duhet me e ngrit edhe me protestat që duhet ti organizoi para organeve të drejtësis dhe duke e marrë persiper ketë dhe duke e ftue edhe popullatën në protesta e demonstrata deri sa të realizohen kerkesat e tyre komfor ligjit dhe kushtetutes së shtetit të kosovës dhe duke u zbatuar ligji dhe askush nuk mundet me qenë mbi ligjin pra ate duhet me e ba KLMDNJ dhe ate me urgjencë dhe ti tregoi opinionit nderkombëtar se qka po bahet me drejtësin nderkombëtare në kosovë.
Sinan Drenica (Drenas): 02-02-2012 22:35
Behxhet Shala eshte nje servis i SHIK dhe Hashimit dhe eshte turp qe thuhet se eshte per te Drejtat e Njeriut dhe ky matrapaz ska lidhje as me lirite dhe as me te drejtat e njeriut por e ka shendrruar KMDLNJ ne prone te tij per ti mbeshtetur klanet e caktuara politike. Sinan Drenica

Hapen dyert e Universitetit Veror

Kanė ardhur me bindje tjera pėr Kosovėn, si njė vend i dalė nga lufta me shumė probleme, por studentėt ndėrkombėtarė qė ndoqėn 11 edicionet e mėparshme tė Universiteti Veror Ndėrkombėtar tė Prishtinės (UVP) u kthyen nė vendet e tyre me pėrshtypje se ky vend ka njė trashėgimi tė p...

Pezullohen punimet nė autostradėn Vėrmicė Merdar

Kompania Bechtel Enka ka pezulluar punimet nė autostradėn Vėrmicė Merdar. Shkak pėr pezullimin e punimeve janė bėrė dy aksidente tė punonjėsve tė kėsaj kompanie, njėri prej tė cilėve me pasojė vdekjen. Aksidenti i parė ndodhi nė fshatin Ballanicė tė Kosovės, kur punėtori 24 v...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Zgjerohet provimi i maturės

Nė shtatė fakultete tė Universitetit tė Prishtinės (UP) maturantėt kosovarė do tė kenė mund...

Kundėrshtojnė rikthimin e rekomandimeve

Pėrfaqėsuesit e familjarėve tė tė pagjeturve, nė njė konferencė pėr media shprehen shqetėsimin ...

Marrin nga dy mbinorma

Sindikata e Universitetit tė Prishtinės (UP) ka kėrkuar qė honorari tė mos dalė mė shumė sesa p...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51