Njė skandal i ri ka pėrfshirė ushtrinė amerikane nė Afganistan. Pesė ushtarė akuzohen se kanė vrarė civilė nė Afganistan dhe mendohet se pėr ta akti makabėr i vrasjes sė njerėzve, ishte bėrė njė lloj sporti.
"Vrisnin dhe mblidhnin si trofe tė arritjeve gishtat e tė vdekurve", shkruan e pėrditshmja britanike "The Guardian", duke cituar hetuesit dhe dokumentet ligjore.
Pesė ushtarėt, e quajtur ndryshe si "Kill Team" (Ekipi vrasės) rrezikojnė dėnimin me vdekje.
Nė skandal janė pėrfshirė edhe shtatė ushtarė tė tjerė, tė cilėt kishin rrahur njė rekrut qė kishte denoncuar vrasėsit.
Sipas "The Guardian" akuzat e ngritura janė mė tė rėndat mes atyre pėr krime lufte tė kryera nė Afganistan.