Tiranė. Lidhur me rastin Remzi Hoxha, nė seancėn e sė mėrkurės kanė mbėrritur nė gjykatė tre letėr-porosi nga Italia, njoftuan mediat shqiptare. Nė to janė tė shkruara tre dėshmitė e ish-punonjėsve tė ish-Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHIK) tė Lezhės, nė ngarkim tė katėr tė pandehurve pėr rrėmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit nga Shkupi, Remzi Hoxha, tė zhdukur nė Shqipėri nė vitin 1995.
Ndonėse ende nuk ka detaje rreth asaj qė ka mbėrritur, mėsohet se dėshmitė i pėrkasin shefit tė SHIK-ut tė Lezhės nė atė kohė dhe tė ēiftit Flora dhe Gjokė Hasanaj, punonjės tė SHIK-ut nė bazėn Vain tė Lezhės, vend ku u torturua dhe mė pas u zhduk biznesmeni Hoxha.
Nė proces pėr kėtė dosje janė Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK-ut pėr degėn e Tiranės, Ilir Kumbaro ish-drejtor i SHIK-ut nė Drejtorinė Qendrore dhe Avni Koldashi, ish-shef i bazės sė vėzhgimit. (Zhurnal)