| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Prishtinė. Sevdije Gjyrevci, ēdo mbrėmje mbyllet me tė gjithė anėtarėt e familjes nė shtėpinė e saj nė fshatin Miradi e Poshtme tė Fushė-Kosovės.
Dyert dhe dritaret pėr asnjė ēast nuk guxojnė ti lėnė tė hapura, ndėrsa qėndrimi nė kopshtin me bar dhe tė rregulluar mirė ėshtė pothuajse njė mision i pamundur.
Kjo mbyllje e familjes Gjyrevci nuk ndodh pėr shkak tė gjakmarrjes, por pikėrisht pėr shkak tė erės sė rėndė, e cila kundėrmon nga lumi Graēanka, qė kalon pranė shtėpisė sė tyre.
Jetojmė si nė kohė tė luftės
Ēdo natė mbyllemi nė shtėpi si nė kohė tė luftės. Nėse pėr njė ēast i hapim dyert, apo dritaret e shtėpisė ska gjasė me fjetė gjatė gjithė natės, tregon ajo. Sevdija sqaron se era e keqe vjen si pasojė e hirrės qė derdhet nė kėtė lumė nga qumėshtorja Bylmeti nė fshatin Miradi e Poshtme, i cili lumė kalon edhe nė Miradinė e Epėrme.
Ajo sqaron se banorėve qėndrimi nė shtėpitė e tyre gjatė orėve tė mbrėmjes u ėshtė bėrė i padurueshėm dhe pėr kėtė shkak kanė nėnshkruar njė peticion me ankesa, tė cilin ia kanė dėrguar zyrtarėve tė Komunės sė Fushė-Kosovės. Pėr vėshtirėsimin e jetės sė banorėve tė kėtij fshati, ajo akuzon direkt kryetarin e Komunės sė Fushė-Kosovės, Burim Berishėn.
Si duket komunarėt po marrin djathė e qumėsht nga pronari i Bylmetit dhe nuk po e pengojnė atė. Por, kjo qė po ndodh te ne ėshtė marre dhe turp pėr ta. Nėse komuna nuk merr masa, kėtu mund tė shpėrthejė edhe ndonjė epidemi, tha ajo.
Ndėrsa Ramadan Bullatovci nga fshati Miradi e Poshtme i ka humbur tė gjitha shpresat se ky problem do tė zgjidhet.
Ata tė Bylmetit, siē po shihet janė mė tė fortė se Komuna, shprehet ai. Edhe Hysen Slivova, sė bashku me familjen e tij, jeton buzė shtratit tė ndotur tė kėtij lumi. Slivova thotė se nė atė shtėpi ka jetuar prej mė shumė se gjashtėdhjetė vjet por jetė mė tė rėndė se tash asnjėherė nuk ka bėrė.
Paramendoni nė shtėpinė tende nuk mundesh tė jetosh. Erė mė tė rėndė kurrė kam pėrjetuar. Sidomos nė orėt e mbrėmjes ėshtė e pamundur tė qėndrohet kėtu. Ne jemi nė hall, kemi kėrkuar shumė herė ndihmėn e Komunės, por ajo ka munguar. Komuna nuk ka shprehur gatishmėri pėr tė na ndihmuar, ashtu siē patėn premtuar gjatė fushatės sė fundit zgjedhore,tha ai.
Nė anėn tjetėr, Afrim Berisha, bashkėpronar nė qumėshtoren Bylmeti, thotė se ėshtė i vetėdijshėm pėr problemet qė po iu shkaktohen banorėve tė fshatit Miradi e Poshtme. Mirėpo, sipas tij, problemi nuk qėndron te Bylmeti, por te Komuna.
Problemi ėshtė te Komuna e Fushė-Kosovės. Ata e patėn nisur njė projekt qė ujėrat tė grumbullohen nė njė impiant te ferma e derrave nė fshat, por a kanė gabuar diēka nė projekt, apo ka ndonjė problem tjetėr, ujėrat nuk mund tė dėrgohen nė atė impiant, prandaj duhet tė derdhen nė lumė, shprehet Berisha.
Ai mohon qė vetėm fabrika e tij tė jetė fajtor pėr kundėrmim tė erės sė keqe nga lumi, mirėpo, sipas tij, ka edhe ndotės tė tjerė.
Ne e dimė qė jemi njėri nga ndotėsit e lumit dhe vitin qė lamė pas e kemi ndėrtuar njė impiant, ndėrsa nė vitin qė vjen do ta ndėrtojmė edhe njė impiant tė ri sipas standardeve tė BE-sė, tha ai.
Berisha thotė se ka qenė nė fshatin Miradi tė Poshtme dhe ka vėrejtur se atje ėshtė njė erė e padurueshme, por ai ėshtė i bindur se e gjithė era nuk ėshtė duke u krijuar nga hedhja nė lumė e mbeturinave tė qumėshtores.
Ka dyshime se era ėshtė duke ardhur edhe nga depot e naftės. Ne kemi kėrkuar nga Komuna qė tė behėt njė hetim mė i hollėsishėm dhe tė dihet saktė se prej nga po vjen ndotja. Absolutisht se faji nuk ėshtė vetėm te na. Ne mund tė jemi njėri nga ndotėsit, por jo ndotėsi i vetėm, tha ai.
Berisha fajėson Berishėn
Kryetari i Komunės sė Fushė-Kosovės, Burim Berisha thotė se pėr kėtė ēėshtje ka marrė ankesa nga banoret e fshatit Miradi e Poshtme.
Kryetari Berisha thotė se ėshtė takuar me pronarin e qumėshtores Bylmeti, Ymer Berishėn dhe ky i fundit, sipas tij, ėshtė zotuar se do ti trajtojė ujėrat qė dalin nga fabrika.
Era e rėndė nė lumin e fshatit vjen direkt nga hedhja e hirrės nga qumėshtorja Bylmeti nė orėt e mbrėmjes. Zgjidhja e vetme pėr kėtė qumėshtore ėshtė trajtimi mė i mirė i ujėrave dhe unė besoj se njė gjė e tillė do tė ndodhė. Unė nuk dua ta marr hapin e fundit qė tė mbrohen banorėt, ose tė mbyllet objekti. Kėtu njė gjė dihet fare mirė se ka shumė ndotje dhe banoret e kanė tė vėshtirė tė jetojnė. Besoj se zgjidhja do tė bėhet vitin e ardhshėm , tha ai.
Reduktime, nė raste avarie
Blerėsit potencialė i zvogėlojnė pagat nė PTK
Obama: Meritoj njė mandat tė dytė pėr rezultatet nė ekonomi
Edhe 10 milionė euro pėr import tė energjisė
Shtrenjtohen aviobiletat
Reduktime tė ashpra, KEK-u nė gjendje tė rėndė
Hamza: Kosovėn se ka prekur kriza
5 milionė euro me pak mallra nga Serbia
Ulen pagat nė PTK
Falimenton Malev-i
Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė
Skadon Plani Bansko
Kusari-Lila: Ne kemi fituar
AKP-ja i raporton Gėrxhaliut
Haxha nė bankėn e tė akuzuarve
Odat e punėsimit familjarė | 13 vota
9 milionė euro pėr rrugė tė pakalueshme | 6 vota
Kusari-Lila: Ne kemi fituar | 5 vota
Shqipėria dhe Hungaria, luftė pėr Kosovėn | 4 vota
Alternativa nė garė me linjitin | 4 vota
5 milionė euro me pak mallra nga Serbia | 4 vota
Ulen pagat nė PTK | 3 vota
AKP-ja i raporton Gėrxhaliut | 2 vota
Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė | 2 vota
Skadon Plani Bansko | 2 vota
Stepic nderohet nga presidenti austriak | 1 vota
Opsioni me i lirė linjiti | 1 vota
LDK: Pakoja fiskale, peng i vendimeve tė gabuara | 0 vota
KEK, 730 mijė euro pėr shėrbime mjekėsore | 0 vota
Kosovarėve su humbin kontributet nga Zvicra | 0 vota
Qeveria pėr linjit | 0 vota 