| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Banesat nė kryeqytet vazhdojnė tė kenė ēmime tė larta dhe dallojnė varėsisht prej lagjes dhe pozitės sė saj. Banesat nė qendėr tė Prishtinės kanė ēmime mė tė larta se ato nė periferi. Bedri Prishtina, pronar i kompanisė ndėrtuese Tregtia , ka thėnė se blerėsi duhet ta dijė se ēka ėshtė ēmimi neto dhe bruto, sepse mund tė ndryshoj 17 - 20 pėr qind. Nė ēmim ndikon kostoja e lartė e ndėrtimit, ku pėrfshihen shpenzimet komunale, materiali ndėrtimor,i cili ka filluar tė shtrenjtohet.
Nuk ka ndryshime, madje ēmimi mund tė ngrihet, ka thėnė ai. Nė lagjen Mati ēmimet e banesave tė ndėrtuara nga kjo kompani sillen nga 700-800 euro, varėsisht prej katit dhe pozitės. Nė lagjen Arbėria ēmimi sillet banesave 800- 1000 euro pėr metėr katror. Ndėrkaq nė kompleksin Apollonia Blloku E-6 mė Fushė Kosovė ai ėshtė 800-900 euro pėr metėr katror. Nė kėtė kompleks, pėrkatėsisht nė bllokun B15 ēmimi ėshtė mė i lirė, 550-650 euro pėr metėr katrorė.
Sipas Arsim Fetahut, drejtor nė agjencinė pėr shitjen e patundshmėrive Millenium, nė lagjen Mati 1, ku bėhen plot ndėrtime tė reja, thotė se ēmimi i tyre sillet nga 600-900 euro pėr metėr katrorė. Ndėrsa sa i pėrket qendrės sė qytetit tė Prishtinės, sipas tij, ēmimet e ndėrtimeve tė reja sillen nga 800-1000 euro pėr metėr katror. Nė lagjen Emshir ato janė 700-850 euro pėr metėr katror, ndėrsa nė lagjen Arbėria - 800-900 euro pėr metėr katror.
Kurse sa i pėrket banesave tė vjetra, Fetahu ka thėnė se ka dallime nė ēmime, ku qendra e vjetėr ėshtė me ēmime mė tė larta. Disa shkojnė 1500-2000 euro pėr metėr katror.
Ky ēmim ėshtė i lartė, sepse qendra e ka rėndėsinė e vet, pėr arsye se tė gjitha institucionet janė afėr vendbanimit, si: shkolla, fakultete, biznesi, puna.... Kėto ndikojnė nė ēmimin e lartė tė banesave, ka thėnė ai. Ndėrsa nė lagjen Ulpiana dhe Dardania ēmimet e banesave tė vjetra sillen nga 900-1200 euro pėr metėr katror.
Fetahu ka shtuar se sa i pėrket ndėrtimeve tė vjetra, mė tė lira janė ato nė lagjen Bregu i Diellit, ku ēmimet e banesave sillen prej 750-800 euro pėr metėr katror. Ndėrkaq, po nėm kėtė lagje, nė zonėn e perėndimit ēmimet janė gati si nė qendėr tė qytetit.
Faton Krasniqi, njėri nga pronarėt e agjencisė pėr shitjen e patundshmėrive ABC Real Estate, ka thėnė se rreth 90% e banesave nė Prishtinė nuk kanė leje dhe blerėsit nuk mund tė bartin pronėsinė.
Tani pritet tė licencohen banesat e rejat dhe sigurisht ēmimet do tė ngrihen, thotė ai.
Sipas tij, kėtu qėndron edhe arsyeja pse nuk ka rėni tė ēmimeve, pėrkundėr ndėrtimit mjaft tė madh qė bėhet.
Ndėrsa Asdren Osaj, kėshilltar i kryetarit tė Komunės sė Prishtinės, ka thėnė se qė nga pėrfundimi i luftės nė qytetin e Prishtinės janė ndėrtuar gjithsej 734 mijė e 552 metra katror objekte tė banimit. Sipas tij, janė ndėrtuar mbi 7300 banesa tė kategorive tė ndryshme nė kryeqytet.
Ai ka thėnė se nė bazė tė dhėnave tė Drejtorisė sė Urbanizmit ndėrtimi i objekteve tė banimit ėshtė i shtrirė pothuajse nė tė gjitha pjesėt e kryeqytetit. Lumir Abdixhiku, drejtor menaxhues i institutit Riinvest, thėnė me ndėrtimet ka ndodhur situatė e njėjtė nė tėrė rajonin, si nė Shqipėri, Maqedoni, e gjetiu.
Njė nga arsyet ėshtė lėvizja e njerėzve nė qytet, e cila e ka rritur kėrkesėn pėr banesa, ka thėnė ai.
Sipas tij, nė periudha afatgjata ėshtė e paparashikueshme industria e ndėrtimit edhe pse ajo po performon shumė mirė nė Kosovė. Mund tė pritet rėnie e ēmimeve tė banesave, sepse ngopet tregu me ndėrtimet tė reja.
Reduktime, nė raste avarie
Blerėsit potencialė i zvogėlojnė pagat nė PTK
Obama: Meritoj njė mandat tė dytė pėr rezultatet nė ekonomi
Edhe 10 milionė euro pėr import tė energjisė
Shtrenjtohen aviobiletat
Reduktime tė ashpra, KEK-u nė gjendje tė rėndė
Hamza: Kosovėn se ka prekur kriza
5 milionė euro me pak mallra nga Serbia
Ulen pagat nė PTK
Falimenton Malev-i
Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė
Skadon Plani Bansko
Kusari-Lila: Ne kemi fituar
AKP-ja i raporton Gėrxhaliut
Haxha nė bankėn e tė akuzuarve
Odat e punėsimit familjarė | 13 vota
9 milionė euro pėr rrugė tė pakalueshme | 6 vota
Kusari-Lila: Ne kemi fituar | 5 vota
Shqipėria dhe Hungaria, luftė pėr Kosovėn | 4 vota
Alternativa nė garė me linjitin | 4 vota
5 milionė euro me pak mallra nga Serbia | 4 vota
Ulen pagat nė PTK | 3 vota
AKP-ja i raporton Gėrxhaliut | 2 vota
Hapet Oda Ekonomike Franceze nė Kosovė | 2 vota
Skadon Plani Bansko | 2 vota
Stepic nderohet nga presidenti austriak | 1 vota
Opsioni me i lirė linjiti | 1 vota
LDK: Pakoja fiskale, peng i vendimeve tė gabuara | 0 vota
KEK, 730 mijė euro pėr shėrbime mjekėsore | 0 vota
Kosovarėve su humbin kontributet nga Zvicra | 0 vota
Qeveria pėr linjit | 0 vota 