Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

Reduktime, nė raste avarie

Enis Veliu | 07-02-2012 00:04 CET

Furnizimi me energji elektrike vazhdon tė jetė stabil pėrkundėr temperaturave tė ulėta, nė tė cilat po kalon Kosova. Aktualisht mbi 1300 megavat orė energji elektrike ka rritur kėrkesa pėr konsum tė energjisė elektrike. Ndėrkaq, prodhimi sė bashku me importin nė kohė piku kanė arritur deri nė 1100 megavat.

Zėdhėnėsi i Korporatės Energjetike tė Kosovės, Viktor Buzhala thotė se situata e furnizimit me energji ėshtė tejet stabile duke pasur parasysh motin e ftoftė nė tė cilin po kalon vendi ynė.

Zėdhėnėsi Buzhala thotė se kėrkesa pėr konsum nė disa raste ka tejkaluar 1300 megavat orė energji elektrike. Ai tha se KEK-u nė vazhdimėsi ėshtė duke i prodhuar rreth 800 megavat orė energji, ndėrkaq nė disa raste ėshtė duke importuar deri nė 200 megavat orė energji elektrike.

“Situata ėshtė shumė stabile dhe furnizimi ėshtė shumė stabil, sepse tė gjitha njėsitė e KEK-ut janė nė gjendje gatishmėrie gjatė 24 orėve. Aktualisht qytetarėt qė gjenden nė kategorinė A dhe B janė duke u furnizuar 24 orė pa ndėrprerė me energji elektrike. Ndėrkaq, pėr momentin reduktime ka vetėm pėr qytetarėt qė gjenden nė kategorinė C”, tha ai.

Sipas tij, nėse KEK-ut nuk i shfaqet ndonjė problem nė prodhim, furnizimi me energji elektrike edhe mė tej do tė jetė i qėndrueshėm. Ai tha se reduktime pėr kategorinė A mund tė aplikohen vetėm nė raste tė ndonjė avarie nė KEK.

Tė hėnėn Korporatėn Energjetike tė Kosovės e ka vizituar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Ai ka thėnė se Korporata ėshtė njė situatė emergjente dhe vėrehet njė angazhim i tė gjithė stafit.

“Unė vizitova edhe mihjen dhe ėshtė njė sfidė relativisht e madhe tė mbahet me furnizim edhe mihja, dhe tė funksionojnė tė gjitha blloqet e prodhimit tė energjisė nė kėto kushte. Unė falėnderoj punėtorėt e KEK-ut, tė cilėt me angazhim jashtėzakonisht tė theksuar kanė mundėsuar qė kėto ditė tė kemi furnizim relativisht tė mirė me energji elektrike”, tha Beqaj.

Kreu i MZHE-sė ka falėnderuar tė gjithė punėtorėt qė nė kėto kushte jashtėzakonisht tė rėnda pune po gjejnė motivim qė kjo korporatė tė funksionojė ashtu si duhet, ndėrsa apeloi pėr konsum sa mė racional qė energjia tė shkojė nė tė gjitha anėt e Kosovės pa dallim nėse ata janė nė zona urbane apo rurale.

“Dua tė konfirmoj edhe njė vendim tė Qeverisė qė sot ėshtė marrė, e ai ėshtė qė ato zona qė janė banime tė pėrkohshme siē ėshtė lagja e Kuvajtit dhe tė ngjashme tė kenė furnizim 24 orė, ndėrsa Qeveria do tė merret me tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe obligimet qė ka ndaj KEK-ut”, ka thėnė ai.

Ndėrsa drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka bėrė tė ditur se Korporata qė nga enjtja ėshtė duke punuar nė kushte emergjente dhe kushtet nė tė cilat punojnė punėtorėt janė tejet tė vėshtira, por ėshtė duke u bėrė maksimumi duk punuar me dy njėsi tė TC Kosova B dhe dy njėsi tė TC Kosova A qė prodhojnė rreth 800 megavat/orė.

4.0/5 (1 votë/a)

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51