| Prishtinė | ![]() |
| 9° |
Pas publikimit tė raportit "Zhvillimi dhe vlerėsimi i opsioneve tė furnizimit me energji elektrike pėr Kosovėn", nga Banka Botėrore, i cili vlerėson se Kosova pėr shkak tė kostos mė tė ulėt duhet tė shftytėzojė kapacitetet e saj tė linjitit pėr tė prodhuar energji, ka reaguar instituti vendor pėr politika zhvillimore INDEP, duke thėnė se raporti i BB-sė dėshton qė tė japė vlerėsim tė saktė mbi opsionin me kosto mė tė ulėt pėr Kosovė.
Nė reagimin e saj INDEP thotė se kjo analizė plotėsuese e porositur nga Banka Botėrore vlerėson opsionet e furnizimit me energji elektrike tė paraqitura mė parė. Nė kėtė dokument janė pėrmirėsuar disa supozime tejet tė gabuara: tani njihet nevoja pėr diversifikim tė kapaciteteve gjeneruese tė energjisė, konfirmohet prezenca e njė potenciali domethėnės pėr kapacitete gjeneruese tė energjisė sė pastėr, dhe theksohet nevoja pėr tė reduktuar humbjet dhe tė investuarit nė efiēiencėn e energjisė. Megjithatė, raporti akoma dėshton pėr tė dhėnė njė vlerėsim tė saktė mbi opsionin me kosto mė tė ulėt pėr Kosovėn.
Derisa Banka Botėrore ka numėruar arsyet pse Kosova duhet tė prodhojė energji me linjitin qė posedon. Nė raportin e saj tė hartuar nga ekipi i firmės sė konsulencės DHInfrastructure, dhe i rishikuar nga punonjėsit e Bankės Botėrore pėrfshin shqyrtimin e ndikimeve mjedisore, tė ndėrlidhura me secilin opsion, dhe shqyrton disa kombinime tė alternativave energjetike pėr plotėsimin e kėrkesave tė ndryshueshme ditore dhe stinore. Kosova varet shumė nga importi pėr tė pėrmbushur nevojat e larta sezonale dhe ato ditore.
BB-ja pėrmend linjėn e re e transmisionit prej 400 KV pėr nė Shqipėr, i cili pritet tė komisionohet deri nė fund tė vitit 2013, njė lidhje tė re prej 400 KV me Maqedoninė, e cila do tė rrisė kapacitetin e bartjes pėr 500 MW shtesė nė tė dyja drejtimet. Sa i pėrket kombinimit mė tė mirė tė prodhimit tė energjisė elektrike pėr Kosovėn, thuhet se pėr njė kombinim tė kapacitetit pėr ngarkesėn bazė tė shfrytėzimit tė energjisė elektrike si dhe pėr nivelet maksimale tė shfrytėzimit tė energjisė elektrike me qėllim tė plotėsimit tė kėrkesės nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe me kosto mė tė ulėt.
Kjo patjetėr nėnkupton se Kosova ka nevojė pėr njė kombinim tė opsioneve tė furnizimit tė cekura mė lart edhe termocentralet edhe burimet e energjisė sė ripėrtėritshme dhe jo vetėm pėr njė opsion tė vetėm, shkruan nė raport.
Sipas INDEP, raporti i BB-sė, dėshton tė dėshmojė nevojėn pėr njė termocentral tė ri tė bazuar nė thėngjill: Raporti gabimisht arrin te pėrfundimi qė kapaciteti gjenerues i mbi 1.200 MW tė ngarkesės bazė duhet tė vihet nė funksion para se tė konstatohen nevojat e ngarkesės pėrcjellėse dhe ngarkesės kulmore (pikut), reduktimi nė nivele tė arsyeshme i humbjeve tė tanishme teknike nė shpėrndarje dhe vjedhjeve, si dhe vlerėsimi dhe zbatimi i mundėsive pėr eficencė tė rritur te shfrytėzuesit.
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
IPKO: Hej, pse po pret?
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri
Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro
Turqia me oferta tė reja
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova
Mali i Zi e Kosova marrėveshje pėr trafikun rrugor
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat
Termokosi mė i pasuksesshmi
Teposhta e ATK-sė
Mjedis i degraduar
Vit ters pėr bankat kosovare | 4 vota
Zogiani: EULEX-i, i kushtėzuar nga politika | 4 vota
Diskriminohet Evropa, favorizohet Serbia | 3 vota
Lluka sėrish fiton nė PTK | 1 vota
Kosova vazhdon tė blej me tė madhe mallra nga Serbia | 1 vota
Bizneset nėn presion | 1 vota
160 milionė euro minusi buxhetor | 1 vota
Qeveria shet 200 vetura | 1 vota
Projektligji i ri pėr ndėrtim stimulon korrupsionin | 0 vota
KOSST-it i kthehet tenderi nė rivlerėsim | 0 vota
Buxheti nė krizė | 0 vota
Regjistrohen 2543 biznese tė reja | 0 vota
Banka Botėrore jep 36.5 milionė euro pėr punėsim | 0 vota 