Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

Propozohen polica tė shtrenjta tė sigurimeve

Enis Veliu | 13-02-2012 10:43 CET

Tarifa e re e sigurimeve, e propozuar nga Shoqata e Sigurimeve tė Kosovės, pėr veturat me targa tė Serbisė, qė dėshirojnė tė hyjnė nė Kosovė, konsiderohet si tejet e lartė dhe e dėmshme, kryesisht pėr qytetarėt shqiptarė qqė jetojnė nė Luginėn e Preshevės.

Tarifa e re, e propozuar nga Shoqata, pėr 14 ditė do tė jetė 32 euro, e njėjtė me ato tė mėrgimtareve nga Evropa.

Rrahim Pacolli, kryetar i Shoqatės sė Sigurimeve tė Kosovės, thotė pėr “Zėrin” se pala kosovare ka bėrė propozimin pėr tarifa tė reja tė sigurimeve nė Kosovė, ku do tė jenė tė njėjta me ato tė Evropės.

Sipas propozimit tė palės kosovare, polica e sigurimeve pėr 14 ditė qėndrimi nė Kosovės, do tė paguhet 32 euro, krahas 60 euro sa ėshtė aktualisht. Tarifa e propozuar do tė jetė e njėjtė mė ato tė mėrgimtareve nga Evropa.

Pacolli thotė se vendimi pėr vendosje tė tarifave ka qenė i mirėseardhur pėr kompanitė e sigurimeve.

Nga ana tjetėr, pėrfaqėsues tė shqiptareve tė Luginės sė Preshevės thonė se vendimi pėr vendosje tė tarifave ka qenė shumė i dėmshėm pėr shqiptarėt e asaj ane.

Galip Beqiri, kryetar i Kėshillit Nacional tė Shqiptareve tė Luginės sė Preshevės, thotė se edhe tarifa e re prej 32 eurosh pėr 14 ditė ėshtė e papranueshme pėr shqiptaret e Luginės. Sipas tij, tarifa ėshtė shumė e lartė dhe e papėrballueshme pėr pjesėn dėrrmuese tė qytetareve qė jetojnė nė atė anė tė kufirit.

“Ne para pakė kohės jemi takuar me zėvendėskryeministren e Kosovės, Edita Tahiri. Nga ajo kemi kėrkuar qė tarifa tė hiqet krejt dhe ajo na ka premtuar se do tė angazhohet nė atė drejtim”, tha ai.

Beqiri thotė se nga vendosja e tarifės sė sigurimeve, shqiptarėt e Luginės janė izoluar krejtėsisht.

Ai tha se njė tarifė e tillė ka dėmtuar edhe ekonomikisht Luginėn e Preshevės, por edhe rrethinėn e Gjilanit.

“Tė gjithė shqiptarėt e Luginės, por edhe njė pjesė e serbėve tė Vrajės ushqimin e kanė blerė nėpėr depo tė Gjilanit”, tha ai.

Kryetari Beqiri thotė se edhe Qeveria e Kosovės duhet tė bėjė njė zgjidhje pėr shqiptarėt e Luginės, njėjtė sikurse pati vepruar mė herėt Qeveria e Shqipėrisė. “Shqipėria ka aplikuar viza pėr qytetarėt serbė deri nė vitin 2010. Por, njė vendim i tillė nuk ka vlejtur edhe pėr qytetarėt shqiptarė qė jetojnė nė Serbi, ata kanė qenė tė liruar. Nė tė njėjtėn mėnyrė mund tė veprojė edhe Qeveria e Kosovės tė bėjė lėshime pėr qytetaret e Luginės”, tha ai, duke shtuar se kjo kėrkesė ėshtė e arsyeshme kur dihet se serbėt e Kosovės me targa tė vjetra tė ish-Jugosllavisė (PR,GL,..) janė tė liruar nga pagesa e kėtyre policave.

Pėrndryshe, tarifa e sigurimeve mes Kosovės dhe Serbisė ėshtė vendosur qė nga 26 dhjetori i vitit tė kaluar.

Pėr tė udhėtuar me targa tė Serbisė nė Kosovė pėr 14 ditė qėndrimi duhet tė paguhen 60 euro. Ndėrkaq, pėr tė kaluar me targa tė Republikės sė Kosovės nė Serbi, qytetari duhet tė paguajė 105 euro pėr 1 muaj qėndrim.

Ndėrkaq, qytetarėt serbė qė ecin me vetura me targa tė vjetra nuk paguajnė asnjė euro si pėr tė hyrė nė Kosovė, por edhe nė Serbi.

Tarifa afatgjata

Por, burime tė besueshme tė gazetės “Zėri” thonė se ēėshtja e diskutimit tė policave kufitare mes Kosovės dhe Serbisė, mund tė zvarritet edhe mė tej, pasi qė kjo ēėshtje nuk ėshtė nė rend nė ditės gjatė diskutimeve qė do tė mbahen nė ditėt nė vijim mes palės serbe dhe asaj shqiptare.

Por, pengesė pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, mund tė jenė edhe zgjedhjet parlamentare nė Serbi, qė do tė mbahen nė maj tė kėtij viti.

“Mund tė ndodhė qė tarifat ekzistuese tė mbesin nė fuqi, sė paku edhe tre muaj tjerė, nėse pala kosovare nuk bėn presion mbi palėn serbe”, tha burimi i besueshėm i gazetės.

0.0/5 (0 votë/a)
Murtez Xhemajli (Kosovë - Suedi): 15-02-2012 14:16
Kjo është nji qështje që duhet mirë e mirë me e shqyrtue sepse ka të bejë direkt me mirëqenien e qytetarve sepse askund në boten demokratike nuk ka këso sigurimesh qe duhen me u pague, më mirë kishte me qenë që bashkësia nderkombëtare të bejë ate që e ka berë me tana shtetet e BE dhe ti njef kartonat e verdhë të dy shteteve dhe ashty mandej edhe shtetet në mesë veti ti njofin ato dhe mosë të ka nevoi me pague askush atë tarif sigurimi sepse kjo është shumë thjeshtë me thanë se është nji llojë korupsioni dhe kjo tarif dihet se nuk shkon në kasen e shtetit por në kacen e aksionistve në kompanit e sigurimeve dhe ato mandej ndahen ashty siqë dojnë ata dhe këty jamë i sigurt se ka korupsion dhe krim të organizuar, kjo është plaqkitje që ju bajnë edhe mergatës ose Diaspores që i shtijn me pague atë sigurim e në të vertet ajë sigurim nuk vlen sepse ka shumë raste që kanë ndodhur në teritorin e kosovës dhe sigurimi nuk ja ka pranue atë damtim e bëhet pyetja pse i marrin ato shumä të lekve, pra
TaNgO (Bern): 15-02-2012 13:54
Votoneeeeeeeeeee dhe prap votone politiken qe damton popullin
gjilan(asi) (gjilan): 13-02-2012 12:13
Vetem lexoni ket rresht:Pacolli thotë se vendimi për vendosje të tarifave ka qenë i mirëseardhur për kompanitë e sigurimeve.Do te thot nuk ju intereson a jan shqiptar kryesorja me i mbush gjepat e vet.
mili (zvicer): 13-02-2012 12:06
ne mergimtaret qe jemi shtetas te kosoves te krahasohemi me qytetaret e serbis,ne qe kemi dhen gjithqka dhe po japim gjdo dit per vendin ton ,mendoj se esht nje turp i pa par ktu shihet niveli i qeveris qe drejton kosoven.
Rita (Prishtinë): 13-02-2012 11:51
Eshte një politikë totalisht e gabuar nga ana e Kosves, ky eshte diskriminim total nga Kosovaret per Shqiptaret. Kur nuk mundem Serbeve t'ju marrin para pse mos ti marrin shqiptarve te shkret te cilet kan mbet as andej e as kendej. Serbet shetiten si ne bahce te babes me tabelat e Bajram Rexhepit si PR, GL etj.Ketu eshte vetem interesi i Qeverise dhe i disa personave e jo ndonje iteres global per shqiptaret (disa bejne para e disa demtohen si p.sh vetem shqiptaret paguajne sigurime si ata te lugines ose ata te Kosoves, kurse serbet jo, ne nje menyr ka humbur edhe ekonomia e Gjilanit, se tani lugina po blen produkete ne Leskovc e Vranje) marre.

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

IPKO: Hej, pse po pret?

IPKO ka lansuar tė mėrkurėn platformėn e komunikimit dhe argėtimit tė plotė pėr tė rinjtė, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51