Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

Tarifat e reja tė energjisė nxisin valė shtrenjtimesh

13-02-2012 14:18 CET

Kėrkesa e Korporatės Energjetike tė Kosovės pėr shtrenjtimin energjisė elektrike nė masėn 23 pėr qind, ėshtė e kuptueshme vetėm nė kuadėr tė kornizave bilancore tė KEK-ut, mirėpo, miratimi i saj do tė paraqet ngarkesė tė madhe pėr konsumatorėt dhe njėkohėsisht mund tė jetė gjenerator i inflacionit, i cili edhe ashtu ėshtė nė rritje, vlerėson organizata joqeveritare STRAS

Norma e rritjes tė cilėn e kėrkon KEK-u – sipas STRAS – nuk buron nga ambienti ekonomik, e as nga trendet inflatore nė vend. “Ajo vjen pas trysnisė sė shpenzimeve operative qė sivjet duhet t’i bėjė KEK-u. Ato janė nė pėrputhje me tė hyrat prej 239 milionė euro, apo 23 pėr qind mė tė larta, pėrkatėsisht 45 milionė euro”, vlerėson STRAS.

Duke pasur parasysh edhe rregullat e reja pėr llogaritjen e tarifave, pėr shtrenjtimin e energjisė elektrike, sipas STRAS, ndikim mė tė madh ka kostoja e importit tė e energjisė nė njė shumė prej 44 milionė eurosh. Sipas kėsaj organizate, paratė duhet tė sigurohen nga tė hyrat e KEK-ut, sė paku 21 milionė euro, dhe si subvencion nga Qeveria e Kosovės, i cili ėshtė 50 pėr qind mė i ulėt se nė vitin 2010.

“Nė tė njėjtėn kohė prapa kėsaj kėrkese qėndron insistimi i kėsaj korporate qė me ēmime tė rritura tė mbuloj performancėn e dobėt. Sa do qė nuk mund tė mohohen tė arriturat e shėnuara viteve tė fundit, kur humbjet u zvogėluan 11 pėr qind, megjithatė kėtu ende qėndrojnė potenciale tė mėdha financiare. Kjo ėshtė e qartė kur pėrmendet se kėrkesat e KEK-ut nga konsumatorėt sillen rreth 400 milionė euro, kurse 40 pėr qind e energjisė humbet”, thekson STRAS.

Pėr zvogėlimin humbjeve teknike, tė cilat aktualisht janė 16,6 pėr qind, duhen investime, mirėpo ėshtė krejtėsisht reale tė kėrkohet zvogėlimi i humbjeve komerciale, theksohet nw komunikatė.

“Pėr kėtė duhet mobilizim i shumė institucioneve shtetėrore,nė tė njėjtėn kohė edhe njė qasje shumė mė e pėrgjegjshme dhe me profesionale e punėtorėve tė KEK-ut. Ata nuk duhet tė dorėzohen pėrballė presioneve tė ndryshme pėr fshirjen e borxheve, ndėrsa korporata tė pėrforcoj mekanizimin kontrollues dhe ndėshkues pėr parandalimin e keqpėrdorimeve dhe tė mitėmarrjes nga punėtorėt e saj ėn teren”.

Me masa tė kėtilla, sikur tė arrihet qė tė arkėtohen 10 pėr qind tė shumės sė borxhit, atėherė, sipas STRAS-it, KEK-u siguron gati tė gjitha paratė e kėrkuara pėrmes rritjes sė tarifave.

“Shtrenjtimi i energjisė elektrike nuk duhet tė ndodhė as pėr faktin se ēmimi i saj ėshtė mė i ulėti krahasuar me shtet e rajonit. Njė kilovat orė energji elektrike nė Kosovė ėshtė 44 pėr qind nė lirė se nė Shqipėri, pastaj me Bosnjėn – 10 pėr qind; Bullgarinė -30,3 pėr qind; Kroacinė – 49,7 pėr qind; Maqedoninė – 28 pėr qind; Malin e Zi- 16,5 pėr qind; Rumaninė – 37,6 pėr qind dhe Serbinė – 16,1 pėr qind. Por, kur bėhen kėto krahasime duhet pasur parasysh se Kosova ka nivelin mė tė lartė tė varfėrisė dhe tė papunėsisė nė krahasim me shtetet e pėrmendura, ndėrsa GDP-ja e saj pėr kokė banori ėshtė 2,5 herė mė e ulėt se nė Shqipėri e nė Bosnjė e Hercegovinė, apo gati katėr herė mė e ulėt se nė Mal tė Zi”, thekson STRAS.

Kjo, sipas kėsaj organizate, dėshmon se moment social nė tė cilin gjendet Kosova nuk arsyeton nė asnjė mėnyrė shtrenjtimin e energjisė elektrike 23 pėr qind. Pėr mė keq, njė rritje e kėtillė do tė ishte nxiste njė cikėl tė ri tė shtrenjtimit tė prodhimeve dhe shėrbimeve vendore.

Duke u bazuar nė tė gjitha faktet e pėrmendura STRAS kėrkon: Qė Zyra e Rregullatorit tė Energjisė gjatė shqyrtimit tė kėrkesės sė KEK-ut tė analizoj deri nė detaje momentin social nė tė cilin ėshtė vendi; Tė insistoj qė nevojat tė KEK-ut pėr para shtesė tė mbulohen nga rritja e arkėtimit tė borxheve tė vjetra dhe zvogėlimit tė humbjeve; Qė Qeveria e Kosovės tė kėrkoj mobilizim tė tė gjitha institucioneve qė mund tė ndihmojnė KEK-un pėr arkėtimin e borxheve; Po ashtu Qeveria e Kosovės tė kėrkoj nga KEK-u dhe nga ZRRE-ja qė pėr muajt me temperature polare tė ngrisė limitin e sasisė sė energjisė sė lejuar pėr konsum pėr familjet nė asistencė sociale, sė paku 50 pėr qind. /Zėri/

0.0/5 (0 votë/a)
Liindi (Prishtine): 14-02-2012 23:55
Kjo i bie -borgjin e konsumatoreve te keqinj nxirre te konsumatoret e rregullt. Ndeshkim per konsumatoret e rregullt. Ata qe se paguajne rrymen nje arsye me shume per te vazhduar avazin e vjeter. Ne fund te ardhurat e Kek-ut do jene te njejta, ngase konsumatoret qe paguajne do kursejne rrymen edhe me shume ngase e paguajne.
halori (sk....): 14-02-2012 12:17
Faturat e janarit erdhėn bukur shumė tė fryra. Si duket shtrenjtimi pėr ata qė paguajnė veē ka ndodhur. Unė dje pagova 20 euro mė shumė se nė dhjetor.

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

IPKO: Hej, pse po pret?

IPKO ka lansuar tė mėrkurėn platformėn e komunikimit dhe argėtimit tė plotė pėr tė rinjtė, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51