Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

Bora dhe KEK-u dėmtuan prodhuesit

Petrit Sherifi | 15-02-2012 00:17 CET

Reduktimet e ashpra energjetike kanė bėrė qė tė dėmtohen prodhuesit vendorė, pėr shkak tė ndėrprerjeve tė papritura tė rrymės. Ata janė ankuar se pos lėndės sė parė rrezikohet t’u dėmtohet edhe makineria.

Kreu i Aleancės Kosovare tė Biznesit, (AKB) Agim Shahini, ka njoftuar se prodhuesit vendorė janė tė shqetėsuar me kėtė politikė tė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) ndaj sė cilės kėrkojnė qė sė paku te ketė paralajmėrim apo njė orar tė sigurt se kur do tė ketė ndėrprerje tė furnizimit me energji.

“KEK-u duhet qė paraprakisht t’i njoftojė bizneset pėr ndėrprerje tė energjisė, qė ata tė kenė mundėsi tė ndalin prodhimin vetė, e jo tė dėmtohen nga ndėrprerjet e papritura”, ka thėnė Shahini.

Sipas tij, tani shumica e prodhuesve kanė teknologji tė sofistikuar dhe se ndėrprerjet e energjisė, pėrveē dėmeve nė lėndėn e parė qė mund t’u ngrihet apo t’u prishet, rrezikon edhe me dėmtim tė makinerive qė kanė pėr prodhim.

“Ndėrprerja e energjisė pa paralajmėrim, shkakton prishjen e lėndės sė parė, e cila gjendet nė prodhim. Prandaj dėmet janė shumė tė mėdha nga ndėrprerjet”, ka thėnė Shahini.

Zyrtarėt e KEK-ut kanė bėrė me dije se janė njė kategori e bizneseve qė janė tė priviligjuara nga reduktimet, ata paguajnė paraprakisht njė shumė tė tė hollave tė cilėt automatikisht kategorizohen nė grupin A+. Me kėtė kategori KEK-u ka njė marrėveshje, tė cilėt edhe nėse ka reduktime i njofton paraprakisht.

Disa ditė pas reshjeve tė mėdha tė borės, kryetari i OEK-ut, Safet Gėrxhaliu, ka vizituar rajonin e Pejės dhe disa ndėrmarrje tė kėtij rajoni qė pėsuan dėme materiale pas tė reshurave tė javėve tė fundit tė borės qė kapluan Kosovėn.

Gjatė vizitės, Gėrxhaliu vizitoi ndėrmarrjen “Merkom”, e cila ka pėsuar dėme kėto ditė nga moti i keq. Kjo ndėrmarrje pėrveē rrėnimit tė hallave, dėme kishin pėsuar edhe pajisjet qė gjendeshin nė ato halla dhe disa vetura e mjete transportuese.

Pėsime nga bora ka pasur edhe fabrika e pėrpunimit tė qumėshtit, lėngjeve tė pijes, kafesė dhe sfungjerėve “Devolli Group” ku pothuajse i tėrė kati i katėrt ishte i rrėnuar.

Fabrikės sė birrės “Birra Peja” i janė dėmtuar afėr 500 m2 tė rrėnuara dhe nėn kėto rrėnime gjendej edhe njė numėr bukur i madh i veturave, disa tė transportit tė udhėtarėve, disa tė transportit tė mallrave dhe pajisjeve tjera ndihmėse. Nė Pejė dėmtime materiale ka pasur edhe ELKOS Group.

Gėrxhaliu ka thėnė se ėshtė i impresionuar me gatishmėrinė e tė gjithėve pėr t’u ballafaquar me pasojat e motit tė ligė. Ai ka thėnė se ėshtė koha kur edhe institucionet vendore dhe ato ndėrkombėtare duhet tė bėjnė mė tepėr pėr t’u dalė nė ndihmė kėtyre bizneseve.

0.0/5 (0 votë/a)
Agimi (Peje): 15-02-2012 09:19
Ky i paska vizituar vetem bizneset e dyshimta qe kane lidhje me politiken dhe krimin e organizuar.

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

IPKO: Hej, pse po pret?

IPKO ka lansuar tė mėrkurėn platformėn e komunikimit dhe argėtimit tė plotė pėr tė rinjtė, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51