Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy

Ministria e Mujotės shkel ligjin

Enis Veliu | 19-02-2012 11:32 CET

Tenderi pėr mirėmbajtjen e autostradės Morinė-Merdar, ėshtė anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), pėr shkak tė shkeljeve qė janė bėrė gjatė procesit tė prokurimit. Nė shenjė pakėnaqėsie pėr shkeljet qė janė bėrė, kompania “Victoria Invest Internacional”, nga Theranda ka bėrė ankesė nė OSHP, duke deponuar fakte pėr shkelje tė bėra nga Ministria e Infrastrukturės, e cila drejtohet nga Fehmi Mujota.

Gjatė shqyrtimit tė lėndės eksperti shqyrtues i prokurimit ka konstatuar se Ministria e Infrastrukturės gjatė procesit tė zhvillimit tė kėtij aktiviteti tė prokurimit nuk ka respektuar nenin 7 dhe 69 tė Ligjit tė Prokurimit Publik (LPP), sepse nė rastin e hartimit tė dosjes sė tenderit nuk kanė lėnė hapėsirė pėr konkurrencė tė operatorėve vendorė, pasi qė asnjė operator ekonomik vendor, apo edhe grup nuk kanė qenė nė gjendje tė plotėsojnė kriteret e tenderit.

Pėrfaqėsuesi i kompanisė “Victoria Invest Internacional”, Arben Daka, ka thėnė se kompania qė ai pėrfaqėson ėshtė kompani tejet serioze dhe si e tillė ka plotėsuar kriteret e tenderit tė shpallur nga Ministria e Infrastrukturės.

“Ne kemi kryer punime nė autostradėn Kukės-Morinė, ku realizimi i punėve ka zgjatur dy vjet, por ashtu edhe mirėmbajtja e kėsaj pjesė tė autostradės ka qenė e obliguar nė bazė tė provizioneve tė kontratės”, ka thėnė ai.

Sipas tij, edhe menaxheri i operativės Idriz Shala ėshtė konsideruar si i papėrgjegjshėm, por sipas tij, i njėjti ka qenė i angazhuar nė ndėrtimin dhe mirėmbajtjen e njė pjese tė autostradės Kukės-Morinė.

Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesi i ministrisė Lahudin Myrtaj thotė se nė bazė tė dosjes sė tenderit ėshtė kėrkuar qė tre inxhinierė tė jenė bartėsit kryesorė tė punėve, tė cilėt sipas tij, ėshtė dashur tė kenė sė paku 2 vjet pėrvojė pune nė mirėmbajtjen e autostradave.

Myrtaj ka thėnė se menaxherėėve tė kompanisė nė fjalė iu mungon pėrvoja e punės, e cila ėshtė obligueshme pėr kompaninė qė do ta fitojnė kėtė tender.

Nė fund pas shqyrtimit tė lėndės nė detaje paneli shqyrtues bazuar nė tė gjeturat qė ka evidencuar eksperti shqyrtues ka konstatuar se pretendimi i operatorit ekonomik ankues ėshtė i qėndrueshėm pėr faktin se komisioni vlerėsues i ministrisė gjatė shqyrtimit tė ofertės sė kompanisė nė fjalė nuk ka respektuar kriteret pėr kualifikim nė dosjen e tenderit, duke e konsideruar si tė papėrgjegjshme.

“Paneli shqyrtues pas shqyrtimit tė shkresave tė lėndės, raportit tė vlerėsimit tė komisionit vlerėsues, konstatimeve tė cekura nė ekspertizėn e komisionit vlerėsues, shqyrtimit tė pikave pretenduese, deklaratės sė pėrfaqėsuesit tė kompanisė ankuese dhe deklaratės sė Ministrisė sė Infrastrukturės, OSHP-ja ka konstatuar se ministria ka bėrė shkelje tė nenit 7 dhe 69 tė LPP-sė”, thuhet nė vendimin e Panelit Shqyrtues tė Organit Shqyrtues tė Prokurimit.

Victoria: Kemi pėrvojė nė autostrada

Pėrfaqėsuesi i kompanisė “Victoria Invest Internacional”, Arben Daka, ka thėnė se kompania qė ai pėrfaqėson ėshtė kompani tejet serioze dhe si e tillė ka plotėsuar kriteret e tenderit tė shpallur nga Ministria e Infrastrukturės.

“Ne kemi kryer punime nė autostradėn Kukės-Morinė, ku realizimi i punėve ka zgjatur dy vjet, por ashtu edhe mirėmbajtja e kėsaj pjesė tė autostradės ka qenė e obliguar nė bazė tė provizioneve tė kontratės”, ka thėnė ai.

Sipas tij, edhe menaxheri i operativės Idriz Shala ėshtė konsideruar si i papėrgjegjshėm, por sipas tij, i njėjti ka qenė i angazhuar nė ndėrtimin dhe mirėmbajtjen e njė pjese tė autostradės Kukės-Morinė.

3.0/5 (2 votë/a)
selim (prishtine): 19-02-2012 22:47
Sa per Victoria Invest krejt e dijn qe pronari i tyre eshte Dallaverxhi prej Elbasanit dhe pervoja e tyre dy vjeqare eshte per me qajt se jo me qeshen! Dy vjet edhe e kane bo shkel e shko, njejte si firmat tjera prej KS.
artani (nomansland): 19-02-2012 16:04
i vetmi miniser qe esht i paster.. po lere ti cfare thot Victoria invest, se namin e kan ba ne shqiperi, aty fill pas 1viti i kan larguar per shkak te papervojes...
Fisniku (Kosove): 19-02-2012 13:50
Ky far Fehmi Mujota si duket ėshtė 'gaxė e mbuluar'. Nė shikim tė parė na duket se nuk e shkel bubrrecin, mirėpo nė praktikė po na del krejt ndryshe. Kėta njerėz janė mė tė rrezikshmit pėr njerėzit e ndershėm tė cilėt janė tė padjallėzuar.

1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri

Edhe mė tej, bregdeti shqiptar, vazhdon tė mbetet destinacioni mė i preferuar pėr turistet Kosovar. Afėrsia dhe ēmimi i lirė i akomodimit ka bėrė qė numri i qytetarėve tė Kosovės qė pushojnė nė bregdetin shqiptar tė rritet dita-ditės. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Turizmit...

Raiffeisen Banka profit 12.4 milionė euro

Raiffeisen Bank nė Kosovė publikoi raportin vjetor 2011, nė tė cilin thuhet se ky vit ka qenė mjaft i suksesshėm pėr Bankėn dhe ėshtė dalluar me njė rritje tė rėndėsishme dhe pėrmirėsime tė mėtutjeshme tė treguesve kyē tė performancės. Nė raport thuhet se asetet e pėrgjithsh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin

Asociacioni i Arkitektėve i Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj propozim-amendamentimit tė Projektli...

“Zėri” i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit

Pėr ta dėshmuar profesionalizmin gazetaresk nė hulumtimin: “Baballarėt e tenderėve”, gazeta “Zė...

IPKO: Hej, pse po pret?

IPKO ka lansuar tė mėrkurėn platformėn e komunikimit dhe argėtimit tė plotė pėr tė rinjtė, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51