Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
20°

Kredinė e merr lehtė, por e paguan shtrenjtė

Petrit Sherifi | 22-02-2012 11:01 CET

Institucionet mikrofinanciare, edhe pėrkundėr kamatave mė tė larta, krijojnė lehtėsira, kur bėhet fjalė pėr nevojė pėr shuma tė vogla tė parave. Pa pasur nevojė pėr ndonjė biznes-plan e ndonjė garancion tė madh, mund tė merren kreditė e vogla nė kėto institucione.

Mesatarja e dhėnies sė kredive nga kėto institucione sillet rreth 2 mijė euro, e kamatat shkojnė deri nė 24 pėr qind, derisa nė vend operojnė 17 institucione tė tilla.

Vahdet Anadolli, drejtor i bordit tė shoqatės sė institucioneve mikrofinanciare (AMIK), ka thėnė se nė vend veprojnė 17 institucione mikrofinanciare, por nė kuadėr tė kėsaj shoqate, operojnė vetėm 12 institucione.

Ai ka thėnė se kėto institucione mikrofinanciare, janė tė formuara nga organizata ndėrkombėtare, dhe se e rėndėsishme pėr kėto institucione ėshtė tė bėhen tė vetėqėndrueshme.

Sipas tij, ata nuk financohen nga depozitat, sepse nuk kanė tė drejtė tė mbajnė depozita. “Financimi i institucioneve mikrofinanciare, bėhet me kredi direkte nga jashtė, prandaj ne dallojmė nga bankat komerciale”, ka thėnė ai.

Anadolli ka thėnė se kreditė e kėtyre institucioneve janė mė tė larta, pėr dallim nga bankat komerciale.

“Nė kėtė sektor tė institucioneve mikrofinanciare, kreditė janė mė tė larta nga bankat komerciale, ngase siē e sqarova ne dallojmė nga financimi krahasuar me bankat. Kamatat nė kėtė sektor sillen prej 18 deri nė 24 pėr qind”, ka thėnė Anadolli, duke shtuar se ka edhe institucione financiare qė janė islamike e qė pėrqindjen e kamatave e kanė zero.

Sipas tij, kryesisht kėto institucione japin kredi tė vogla, ku mesatarja e kredive duhet tė jetė nėn 2 mijė euro.

“Rreth 1 mijė e 800 euro duhet tė sillet mesatarja e shumave tė dhėnies sė kredive nga kėto institucione”. Ai ka shtuar se kėto organizata si mision kanė qė t’i shėrbejnė mikrobizneseve, apo edhe personave tė ndryshėm, qė nuk ka ndonjė plan biznesor, por pėr nevoja tė ndryshme, pasi qė janė kredi shumė tė vogla.

Dominim mė tė madh, sipas Anadollit, kėto institucione kanė nė fshatra, pasi qė kreditė janė shumė tė vogla dhe u kryejnė mė shumė punė bujqve, kur bllokohen pėr shuma tė vogla tė parave.

Ai ka sqaruar se procedurat tek institucionet mikrofinanciare, janė shumė tė lehta pėr marrjen e kredive, pasi qė, siē ka thėnė ai, nuk kanė tė bėjmė me shuma tė mėdha tė kredive.

“Nuk shkaktojmė telashe me shumė dokumente, mjafton tė sigurohemi se me tė hyrat qė ka personi qė e merr atė kredi mund ta kthejė atė. Nuk kėrkojmė ndonjė biznes-plan pėr dhėnie tė kredisė”, ka shtuar ai.

0.0/5 (0 votë/a)

Lugina e Preshevės, ndjehet e tradhtuar

Hajredin Kuēi, zėvendėskryeministėr i Kosovės, u kishte premtuar shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, qė taksat kufitare pėr banorėt atje qė vijnė nė Kosovė, tė ulen nga 60 euro pėr dy javė qėndrim nė 20 euro, por ky premtim nuk u realizua sepse taksat janė zbritur nė 40 euro...

OEAK, e shqetėsuar me prokurimin publik

Oda Ekonomike Amerikane nė Kosovė, pėrmes njė deklarate pėr medie, ka shprehur shqetėsimin e saj pėrkitazi me shkeljet e vazhdueshme nė aktivitetet e prokurimit publik nė Kosovė. “Shqetėsimet e Odės Amerikane por edhe tė komunitetit tė biznesit nė pėrgjithėsi konsistojnė nė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Feith anuloi konkursin e bordeve

(E plotėsuar) Kishin intervistuar rreth 1700 kandidatė pėr anėtarė tė bordit tė drejtorėve tė n...

Zonat ekonomike me kopshte fėmijėsh e deponi gazi

Pėrveē sjelljes sė bazės ligjore pėr krijimin e zonave ekonomike, funksionimi i tyre nė Kosov...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51