| Prishtinė | ![]() |
| 20° |
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barack Obama, mbrėmė e ka shpallur propozim buxhetin federal prej 3800 miliardė dollarėsh pėr vitin fiskal 2013.
Ky dokument synon nxitjen e rritjes sė numrit tė tė punėsuarve dhe parasheh shkurtime tė vėshtira, pėrfshirė edhe reduktimet e ndihmės sė Shteteve tė Bashkuara pėr Euroazi.
Sipas propozim buxhetit, Kosova do tė jetė nė vendin e tretė pėr nga ndihma e Shteteve tė Bashkuara nė rajon, pas Ukrainės dhe Gjeorgjisė.
Propozim buxheti, i cili tash shkon tek anėtarėt e Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara, ka pak gjasė qė tė shndėrrohet nė ligj, pėr shkak tė klimės sė ashpėr ndėr-partiake nė Uashington dhe manovrimeve politike kėtė vit, qė ėshtė vit zgjedhor.
Por, duke folur nė stilin e fushatės, nė njė tubim afėr Uashingtonit, presidenti Barack Obama, tha se plani i tij do ta mbajė ekonominė e ndjeshme amerikane, qė tė lėvizė nė drejtimin e duhur.
Ideja kryesore nė buxhet ėshtė kjo: nė kohėn kur ekonomia jonė po rritet dhe po krijon vende tė punės me njė ritėm mė tė shpejtė, ne duhet tė bėjmė ēdo gjė tė mundshme pėr ta mbajtur kėtė ripėrtėritje nė binarė. Pjesė e punės tonė ėshtė qė ta ulim deficitin dhe nėse Kongresi e miraton kėtė buxhet, atėherė sė bashku me shkurtimet qė ne tashmė i kemi bėrė, ne do tė jemi nė gjendje ta reduktojmė deficitin tonė pėr 4 mijė miliardė deri nė vitin 2022, tha Presidenti Obama.
Kursimet e theksuara do tė vijnė nga rritja e taksave pėr amerikanėt mė tė pasur dhe nėpėrmjet shkurtimeve fiskale nė disa agjenci tė ndryshme qeveritare.
Derisa, Departamenti amerikan i shtetit dhe Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), do tė kenė rritje prej 1.6% nė buxhetet e tyre, duke e sjellė buxhetin e tyre tė plotė nė 51.6 miliardė dollarė pėr vitin 2013, disa fusha do tė kenė reduktime tė mėdha.
Ndihma pėr Evropėn dhe Euroazinė do tė pėrjetojė njė rėnie prej 18%, ndėrsa Departamenti amerikan i shtetit, kėtė e shpjegon me faktin se ai reflekton tranzicion tė suksesshėm tė njė numri tė vendeve nė demokracitė e bazuara nė treg.
Pa i pėrmendur nė mėnyrė specifike, Obama e ka pranuar se disa nga fushat e sugjeruara nga ai pėr kursime nuk ishin ideale.
Po i propozoj disa shkurtime, qė sinqerisht, normalisht nuk do ti bėja, nėse ato nuk do tė ishin tė domosdoshme. E vėrteta ėshtė se ne duhet tė bėjmė disa zgjidhje tė vėshtira me qėllim qė kėtė vend ta kthejmė prapa nė rrugėn fiskale mė tė qėndrueshme, tha Barack Obama.
Sipas buxhetit tė propozuar, Kosova do tė jetė nė vendin e tretė pėr nga ndihma amerikane nė rajonin e Euroazisė, pas Ukrainės (54 milionė dollarė) dhe Gjeorgjisė (43 milionė dollarė).
Pas Kosovės, vjen Rusia, pėr tė cilėn Shtetet e Bashkuara do tė ndajnė 36.2 milionė dollarė, qė do tė pėrdoren pėr mbėshtetje tė shoqėrisė civile, e cila aktualisht ėshtė nėn presion, pėr mbėshtetje tė programeve pėr zbutjen e konflikteve nė Kaukazin Verior, e tė tjera. /rel/
hysi (gjermani): 15-02-2012 11:17
bekimi (france ): 15-02-2012 10:58
Agimi (Bruksel): 15-02-2012 09:13
Morali i morrit (Qeveria LAVIRE): 15-02-2012 07:52
Arsim (Gjermani): 15-02-2012 03:02
syla (Prizren): 14-02-2012 19:50
Guri i madh (Gjermani): 14-02-2012 18:49
strellci (Strellc): 14-02-2012 18:43
Sem Luma (Gjermani): 14-02-2012 16:21
Bashkimi (Prishtine): 14-02-2012 15:12
Policia pėrgatit tender pėr Porshe Prishtina
Feith anuloi konkursin e bordeve
Zonat ekonomike me kopshte fėmijėsh e deponi gazi
Shqipėria tėrhiqet - Shėngjini si falet Kosovės
Lugina e Preshevės, ndjehet e tradhtuar
OEAK, e shqetėsuar me prokurimin publik
Riinvest, 17 vjet aktiv nė zhvillimin ekonomik
AGPK pėrcjell me vėmendje rastin Zhugolli - Zėri
261 zyrtarė nuk e kanė deklaruar pasurinė
OSHP-ja vulos dallaveret e PTK-sė
Pompat e benzinės, tė privilegjuarat e shtetit
Shqetėsim i Qeverisė, siguria e furnizimit me energji dhe mjedisi
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit
Arkitektėt: Projektligji stimulon korrupsionin | 5 vota
Teposhta e ATK-sė | 4 vota
Buxhetin e shpenzojnė pėr udhėtime jashtė vendit | 3 vota
Zėri i paraqet faktet nė Gjykatė pėr firmėn e Zhugollit | 3 vota
AGPK pėrcjell me vėmendje rastin Zhugolli - Zėri | 3 vota
I japin tenderin ofertuesit mė tė shtrenjtė | 2 vota
Ulqini pret mė shumė pushues nga Kosova | 2 vota
1.2 milionė kosovarė pushuan nė Shqipėri | 2 vota
Ferizaj me kritere diskriminuese ballkanike nė tender | 2 vota
Pompat e benzinės, tė privilegjuarat e shtetit | 2 vota
UNDP - RIINVEST: Evazioni fiskal, problem pėr sektorin privat | 1 vota
IPKO: Hej, pse po pret? | 1 vota
OSHP-ja vulos dallaveret e PTK-sė | 1 vota
Riinvest, 17 vjet aktiv nė zhvillimin ekonomik | 1 vota
OEAK, e shqetėsuar me prokurimin publik | 1 vota
Lugina e Preshevės, ndjehet e tradhtuar | 1 vota 