| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Edhe Kosova e ka Hyde Park-un e vet. Vetėm se te ne quhet Hajt Pak! Dhe, pėr kėtė, me shumė mjeshtėri, ėshtė pėrkujdesur njėri nga televizionet tona nacionale...
Nė Hyde Park tė Londrės je i lirė tė flasėsh, tė protestosh, tė bėrtasėsh, tė shash... Kush nuk ta var veshin dhe kush nuk e ka gajle pėr ato qė thua!
Edhe nė Hajt Pak tė Kosovės je i lirė tė flasėsh, tė kritikosh, tė qortosh... Kush nuk ta var veshin dhe nuk e ka gajle pėr ato qė thua!
Nuk e di nėse ndokush nga bartėsit e funksioneve publike (qė nga niveli lokal e deri tek ai qendror) i dėgjon ndonjėherė qytetarėt qė ndalen para mikrofonit dhe para kamerės nė Hajt Pak?
Njeriut, nganjėherė, kur i dėgjon ato deklarata tė thėna me aq mllef, pėr probleme madhore tė kėsaj Kosove, i rrėqethet lėkura nė trup!
I rrėqethet lėkura lėkurėhollit, por jo edhe lėkurėtrashit!
A ėshtė e mundur qė ato deklarata tė qytetarėve tė jenė deklarata tė kurdisura? A ėshtė e mundur qė ata njerėz tė jenė njerėz tė selektuar? A ėshtė e mundur qė ata njerėz ti mėsojė dikush para se tė ndalen para mikrofonit?...
Kurrė nuk besoj! Nga reagimet para kamerės shihet se fjalėt u burojnė nga zemra. Janė reagime tė pakėnaqėsisė me gjendjen dhe me njerėzit lėkurėtrashė, prandaj janė reagime nėpėrmjet tė tė cilave kėrkohet shteg, kėrkohet rrugė alternative.
Unė, pėr vete, mė mirė i pėrcjell deklaratat nė Hajt Pak sesa diskutimet nė seancat e Parlamentit tė Kosovės. Hajt Pak-u ėshtė parlament shumė i fortė! Mė besoni! Hajt Pak-u ua dha votat atyre nė Parlament, prandaj ėshtė mė i fortė se Parlamenti!
Hajt Pak-u ėshtė Hajt Shumė!
Ėshtė vox populi!
Por, nėse lėkurėtrashėt nuk kanė kohė pėr tė dėgjuar vox populi-n, kėshilltarėt e lėkurėtrashėve (nėse edhe ata kanė kohė) ėshtė mirė nganjėherė tu tregojnė atyre se ēfarė kanė parė e ēfarė kanė dėgjuar nė Hajt Pak. Nėse jo pėr tjetėr, atėherė pėr tu treguar se nga po shkon populli!
Veē, lėkurėtrashėt tė mos sillen pastaj sikur mbretėresha frėnge Maria Antoaneta (bashkėshortja e mbretit Lui XVI), tė cilės, kur i kanė thėnė njerėzit qė kishte pėrreth se populli ėshtė ngritur nė kėmbė dhe po ankohet ngase nuk po ka bukė pėr tė ngrėnė, ajo u pėrgjigjet: Nėse nuk kanė bukė, pse nuk po hanė kuleē!...
behxhet.haliti@zeri.info
(Autori ėshtė zėvendėskryeredaktor i gazetės Zėri)
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Uh! Europė! | 10 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 