| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Shqiptarėt nuk janė vetėm populli mė optimist nė botė. Shqiptarėt janė edhe populli i vetėm qė kanė mė sė shumti ish-kryetarė dhe kryetarė nė botė. Janė kampionė me kėtė pasuri politike a historike, apo trashėgimi kombėtare, e quajmė si tė doni. Vetėm paradoks tė mos i themi.
Pra, shqiptarėt kanė mė sė shumti ish-kryetarė dhe kryetarė nė botė! Tė cilėt, ose mua mė duket kėshtu, janė po ashtu tė vetmit nė botė qė e kanė shumė mė shumė pėr qejfi tė quhen presidentė sesa kryetarė, me fjalėn e gjuhės shqipe, pėr postin e kreut tė vendit qė e bartin me ose pa meritė, qė zgjidhen drejt ose me hile. Dhe, jo vetėm kaq. Sepse ata e duan fjalėn, pėrkatėsisht emrin e funksionit tė tyre President me P tė madhe pasi presidenti me p tė vogėl nuk i bėn tė tillė.
Duket se emėrtimi President i bėn tė ndihen mė madhėshtorė, mė rehat, mė tingėllues, mė bubullues, mė kryetarė pra. Prandaj, nė tė gjitha rrethanat dhe sa herė qė u ofrohet mundėsia, ata dhe kėshilltarėt e tyre, evitojnė tė pėrdorin emėrtimin shqip pėr postin qė e bartin kryetar ose kryetar. Nuk ka lidhje, pėr ta e as pėr tė tjerėt, ēfarė thotė drejtshkrimi pėr kėtė emėrtim
Le ta quajnė veten si tė duan, kryetarė ose presidentė, Kryetarė apo Presidentė. E ne ti kthehemi temės sonė. Dhe tė konstatojmė me krenari se jemi bėrė vėrtet njė popull i madh. Pėr lakmi. Madje shumė mė i madhe sesa amerikanėt e SHBA-sė.
Natyrisht vetėm me numrin e kryetarėve tė gjallė tė shtetit, pas kryerjes sė mandatit, pa kryerje tė tij dhe nė mandat e sipėr. Dhe, a tė thuhet menjėherė: amerikanėt e SHBA me mbi 350 milionė banorė aktualisht i kanė katėr ish-kryetarė (Jimmy Carterin, babė e bir Bush qė tė dy me emrin George dhe Bill Clintonin) dhe njė kryetar (Barack Obama).
E ne?
Ne (nuk dihet saktėsisht sa banorė jemi 7 milionė apo mė shumė sepse regjistrimet nuk janė bėrė as nė Shqipėri dhe as nė Kosovė ndoshta, me standarde fetare, kombėtare e minoritare, bėhen sivjet nė tė dy vendet), i kemi rrafsh gjashtė ish-kryetarė (Ramiz Alia, madje kryetari i parė i shtetit shqiptar i dalė nga zgjedhjet e para pluraliste, Sali Berisha, Rexhep Meidani Alfred Moisiu, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi, u.d.) dhe dy kryetarė aktualė (Bamir Topi dhe Behgjet Pacolli). Janė mjaft pėr njė komb dhe ky numėr i kryetarėve mund tė dėshmojė jo vetėm jetėgjatėsinė e kryetarėve tanė, por edhe tė kombit vetė!
Ėshtė krejtėsisht diēka tjetėr si ka funksionuar dhe si funksionon ky zinxhir kryetarėsh tė vendit nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Dhe, ėshtė po ashtu krejtėsisht tjetėr gjė ēraporte kanė kėta ish-kryetarė dhe kryetarė aktualė ndėrmjet vete.
Ose me pozitėn a opozitėn. Ose pse ndonjė kryeministėr apo ndonjė zyrtar tjetėr shumė i lartė nuk flet fare me ndonjėrin nga ta sepse e ka harruar bazėn deleguese ose e ka keqkuptuar rolin. Ose pse vetė ish-kryetarėt dhe kryetarėt nuk flasin dot njėri me tjetrin apo nuk duan tė flasin me njėri tjetrin.
E tė mos flasim fare pėr raportin e opinionit publik me ish-kryetarėt dhe me kryetarėt nė detyrė. Ndėrsa raportet e kryetarit tė Shqipėrisė dhe atij tė Kosovės deri mė tash janė ndėrtuar kryesisht me njė telegram urimi dhe me njė gatishmėri pėr bashkėpunim tė sinqertė e miqėsor verbale shumė mė pak vėllazėrore sesa miqėsore ose me ndonjė vizitė sa pėr tė qėndruar dy ditė nė Vlorė ose nė Durrės rėndom gjatė verės.
Nėse numri i madh i kryetarėve tė Shqipėrisė e tė Kosovės i lidh pak a shumė me numrin e kryetarėve tė SHBA-sė, ėshtė diēka tjetėr qė i zgjidh totalisht kėta ish-presidentė e presidentė ndėrmjet tre vendeve mike. Nė SHBA ish-kryetarėt paguhen pėr tė mbajtur fjalime, e kėshilla. Nė Kosovė e nė Shqipėri ata do tė paguheshin qė tė mos mbajnė fjalime e aq mė pak kėshilla.
Tė mos e pėrkujtojmė as mėnyrėn e zgjedhjes sė tyre nė kėto vende. Pasi qė ato dallojnė nė tėrėsi.
Sidomos jo mėnyrėn e zgjedhjes nė vendin tonė. Pasi njė kryetar shkeli Kushtetutėn gjatė mandatit dhe dha dorėheqje, njė tjetėr u zgjodh kryetar duke u shkelur kjo Kushtetutė ndėrsa njė tjetėr u privua nga kjo e drejtė pasi e pėrjashtoi Kushtetuta e Partisė.
Dhe kėtu ndodh tė ndeshen shpesh Kosova e Shqipėria.
Sepse njė popull jemi, apo jo?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Uh! Europė! | 10 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 