Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
22-03-2011 | 16:52 CET
SHKRUAN
Binak Kelmendi

Putin Grozny

Binak Kelmendi

Serbėt dhe Beogradi zyrtar po pėrpiqen ta bėjnė kryeministrin rus Vladimir Vladimiroviē Putinin, atė qė ai nė tė vėrtetė nuk ėshtė dot as nė Rusi: jo vetėm hero rus e gjithortodoks ose pansllav, por edhe shpėtimtar tė popullit serb! Madje edhe shumė mė shumė sesa kaq: po duan ta bėjnė kėtė kryeministėr Putin Grozny. Carin e parė rus nė Mesjetė qė pati pushtuar shumė popuj e vende pėr t’ia bashkuar Rusisė.

Pėr kėtė arsye e qėllim, para shkuarjes sė Putinit nė Beograd, serbė dhe institucione serbe ia bėnė gjithė ato nderime verbale: e shpallėn madje edhe “qytetar nderi tė Kosovė -Metohisė” nga eksponentė tė tyre nė Zubin-Potok tė Kosovės dhe e shpallen doktor nderi tė Universitetit tė Beogradit.

Vėrtet, a ėshtė Vladimir Putini Grozny aktual i Rusisė?

Kryetar i Rusisė nė dy mandate, qė nga viti 2000, deri nė vitin 2008, ish-punėtor i pėrkushtuar i KGB-sė (shėrbimi sekret sovjetik), nuk donte tė dinte nė kishte kryeministėr Rusia, dhe, kryeministėr qė nga viti 2008, nuk do t’ia dijė nė ka president Rusia. Dhe, tani, nė skadim tė mandatit tė kryeministrit, po lufton pėr tė pėrsėritur mandatet e presidentit. Njohėsit e rrethanave ruse thonė se ka shumė gjasa ta realizojė edhe kėtė ėndėrr pas fitores nė zgjedhjet e fundit rajonale, ku arriti sukses tė madh me partinė e vet, Rusia e Bashkuar.

E kėshtu dhe kėtė, me gjasė, po e duan mė sė shumti serbėt zyrtarė tė Beogradit, tė cilėt me deklarime, politikėn e tyre tė jashtme e kanė tė bazuar nė katėr shtylla antagoniste dhe tė ēuditshme: nė SHBA, Bashkimin Evropian, Rusinė dhe Kinėn. Me hesape tė qarta politike: pėr ta mbajtur, tė paktėn edhe vetėm me ėndrra, Kosovėn me Serbinė.

E a ėshtė dhe a mund tė jetė kėshtu?

Zhvillimi i deritashėm i ngjarjeve nė dhe pėrreth Kosovės e thotė tė kundėrtėn. Madje edhe pėr Rusinė dhe pėr Putin Groznyn e Serbisė. Kėtė gjė, ose e kanė harruar, ose nuk duan ta pėrkujtojnė vetė zyrtarėt serbė qė po i duartrokasin me kaq eufori kėsaj vizite shumė mė shumė propaganduese sesa efektive.

Sepse:

Nėse Boris Jelcini, i pėrzgjedhur i tė cilit ishte dhe mbetet Vladimir Putini, u nxitua tepėr shumė qė para forcave perėndimore tė instalonte forcat ruse nė Kosovė, duke lėnė pozicionet nė Bosnjė e Hercegovinė nė qershorin e vitit 1999, ėshtė Vladimir Putini ai qė i tėrhoqi pa pikė pėrtese e hamendjeje forcat ruse nga Kosova. Me kėtė hap ai deshi vetė qė tė mos jetė mė pjesė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Dhe bėri shumė mirė.

Ėshtė po ashtu Vladimir Putini ai qė pak kohė pas largimit tė pjesėtarėve rusė tė KFOR-it, dorėzoi hangarėt e Aeroportit tė Prishtinės duke larguar edhe ushtarėt e vet tė mbramė pothuaj pa paralajmėrim nga Kosova. Dhe jo vetėm kaq: pavarėsisht se ēfarė thonė mediet dhe zyrtarėt serbė, Putini rrugėn ballkanike pėr nė Beograd e ka marrė mė sė paku pėr Kosovėn.

Ai atje shkon pėr hesape ekonomike dhe kontrata tė kėsaj natyre, qė Serbia nuk i ka pėrmbaruar. Njė fjalė goje ose njė pėrsėritje se “Rusia nuk ka ndryshuar qėndrimin e vet pėr Kosovėn”, ėshtė vetėm kurtuazi diplomatike qė nuk do tė ndryshojė asgjė nė konstelacionet ndėrkombėtare tė pozitės sė Kosovės.

Siē nuk e kanė ndryshuar, ama me asgjė, kėtė konstelacion as “Kosovat” qė Putin Grozny u pėrpoq t’i krijonte nė ish-republikat sovjetike. Nė Gjeorgji, ku i mban tė shpifur “dy shtete” - Abkazinė dhe Osetinė Jugore. Dhe tė korrigjohemi kėtu pak: as kėto “shtete” nuk i ka krijuar pėr inat tė SHBA-sė e “sipas modelit tė Kosovės”, por pėr bazat e veta ushtarake afėr Detit tė Zi. Ndėrkohė qė lufton me tė gjitha mjetet kundėr “njė Kosove” tjetėr, Ēeēenisė, e cila, me shekuj e decenie po pėrpiqet pėr tė dalė nga kthetrat ruse.

As data 23 mars, qė koincidon me vigjiljen e pėrvjetorit tė sulmeve tė NATO-s kundėr pozicioneve ushtarake serbe nė Kosovė dhe nė Serbi, nuk ka pse dhe si tė merret si ndonjė simbolikė. As e mirė as e keqe. Ėshtė thjesht njė rastėsi sikur qė ishte rastėsi edhe afrimi i Hėnės me Tokėn qė ndodhi rrafsh pesė ditė para datės sė kėsaj ndėrhyrjeje historike. Sepse, Vladimir Vladimiroviē Putin nuk viziton enkas dhe nė mėnyrė speciale vetėm Serbinė. Kryeministri rus, para saj, viziton Slloveninė e mė pas ėshtė paralajmėruar edhe vizita e tij nė Mal tė Zi, dy shtete qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

E qėndrimi vetėm pesė orė nė Beograd ėshtė njė dėshmi tjetėr shumė e qartė se Putin Grozny nuk ka shumė kohė pėr Serbinė, tė paktėn jo aq sa thonė dhe do tė donin serbėt zyrtarė. Edhe pse Serbia e konsideron hero kombėtar tė vetin. Vladimir Vladimiroviē Putin – Groznyn.

Pėr fat, jo mė tė Tmerrshmin.

4.5/5 (13 votë/a)

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51