| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Naser Sertolli
Jo rrallėherė na ndodh qė, nė raste tė ndryshme, tė pėrqendrohemi nė gjėrat qė janė tė planit tė dytė. Ta zėmė, kur pėrcjellim ndonjė ndeshje sportive, shumė pak mund tė na interesojė rezultati pėrfundimtar, sepse ne jemi tė fokusuar te loja ose performanca e lojtarit qė e kemi idol.
Ose, kur lexojmė ndonjė roman, para pėrmbajtjes sė tij na intereson mėnyra e thurjes sė tregimit. Apo, kur shikojmė ndonjė film, me sy e vesh jemi te mėnyra e realizimit. Kėshtu qė, nganjėherė harrojmė pa dashje thelbin e kėtyre krijimeve artistike apo ngjarjeve sportive.
Filmi i animuar Tom dhe Jerry ka shoqėruar secilin prej nesh, gjatė rritės sonė, qė kur familjet tona janė pajisur me televizorė (nė vitet 1960-1970), ani pse ai kishte filluar tė realizohet dy-tri dekada mė herėt.
Kur e kemi parė ndonjė episode, jemi pėrqendruar nė pėrpjekjet e pafrytshme tė Tomit pėr ta zėnė Jerryn dhe rrėmujėn e shkaktuar me kėtė rast. Pastaj kemi mundur ti dallojmė arsyet qė ēonin te lufta ndėrmjet maces ngjyrė hiri dhe miut bojėkafe, e qė kryesisht ishin vullneti pėr ta ngacmuar mė tė voglin, si dhe dėshira pėr tu hakmarrė, meqė kishte qenė objekt i talljes.
Kujt nuk i kujtohet se si Tom nuk arrinte assesi ta zinte Jerryn, kryesisht pėr shkak tė inteligjencės dhe zhdėrvjelltėsisė sė kėtij tė fundit.
E, ajo qė shpesh na ka ikur nga vėmendja ėshtė mesazhi qė pėrēonte secili episod. Nė kohėn kur ėndėrronim qė tė shihnim sa mė shumė episode (nė vitet 1980), e qė nė rastin mė tė mirė ishin 3-4 sosh (zakonisht para fillimit tė edicionit qendror tė lajmeve), mė shumė fokusoheshim nė aksionin, konkretisht nė mjetet qė pėrdornin personazhet pėr ta vėnė nė kurthė kundėrshtarin.
Shumė pak kemi ditur pėr historinė e filmit tė animuar, qė ka filluar tė realizohet qė nga viti i largėt 1940, ose ēemra kanė personazhet e tjera (sikur Spike, bulldogu, armiku i Tomit e nganjėherė edhe i Jerryt; Butch, maēoku i zi, etj.).
Tash po ndėrlidhem me temėn. Njė natė teksa po darkoja u pėrpoqa qė djalin tim tė madh (ėshtė katėrvjeē e gjysmė) ta detyroja tė hante njė pjesė djathė, meqė nuk ha pothuaj asgjė nga produktet e qumėshtit.
Nė pėrpjekje pėr tė mė refuzuar si arsyetim ma pėrmendi njė insert nga njėri prej 150 episodeve tė kėtij filmi tė animuar, i cili gjatė historisė sė tij ėshtė shpėrblyer me shtatė Oscar.
Mė tregoi se si miu paska ngrėnė shumė djathė dhe pėr kėtė arsye spaska mundur tė ikte, kėshtu qė e paskėsh zėnė macja. Pra, mesazhi i nxjerrė nga njė njomak dhe i pėrēuar nga animacioni Tom dhe Jerry ėshtė se nėse (miu!) ha shumė djathė nuk mund tė ikė, nuk e zė vrima dhe e zė macja.
Rrethanat shoqėrore e politike na kanė bėrė qė ne tė ishim nė anėn e Jerryt, qė ishte sinonim i tė shtypurit, i tė voglit. Mirėpo, ēfarė ndodh nėse miu e tepron me lojėn me macen dhe me sjelljet e tij spektatorėt i bėn ta humbin simpatinė pėr tė? Ose, ēka ndodh nėse ai ose cilado qoftė krijesė tjetėr e ha ushqimin qė nuk ėshtė i tiji, por i tjetrit qė e ka fituar me djersė e gjak, pra nėse fryhet nga ajo qė populli e konsideron haram? Jeta nuk e fal, edhe nėse macja ka mėshirė. Ndėrkohė, loja po vazhdon.
naser.sertolli@zeri.info
Leka (Mitrovice): 30-10-2011 18:13
shaban arusha (peje): 27-10-2011 20:14
Fati (Prizren): 27-10-2011 09:02
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Uh! Europė! | 10 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 