| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Naser Sertolli
naser.sertolli@zeri.info
Do tė presim vetėm sa tė pėrfundojnė zgjedhjet, nė mėnyrė qė tė mos dėmtohet procesi elektoral Vera do tė jetė pėrvėluese Bora do tė shkrihet nga djersitja e kriminelėve Rrjeta do tė mbushet me peshq tė mėdhenj
Kėto janė disa prej premtimeve qė i ka bėrė nė vazhdimėsi misioni i BE-sė pėr forcimin e sundimit tė rendit e ligjit nė Kosovė, qėkur mori pėrsipėr detyrėn nė fillim tė vitit 2008. Kaluan zgjedhjet, kaloi vera, u shkri bora, ēelėn lulet, kurse rrjeta mbeti thatė.
Tė mos i hyjmė nė hak, EULEX-i ka arrestuar dhe ka nxjerrė para drejtėsisė njė numėr tė dyshuarish, tė cilėt mund ti numėrosh nė gishtat e njėrės dorė.
Premtimet e misionit evropian do tė mund tė kuptoheshin vetėm po qe se do tė ishte njė subjekt politik, i zhytur nė fushatėn parazgjedhore, ku lejohen edhe rrenat qė nuk i kap arsyeja njerėzore. Dhe, kur kėto premtime nuk realizohen ka vetėm njė viktimė popullata.
Banorėt e Kosovės u mashtruan e u tradhtuan nga premtimet e EULEX-it, nė tė cilin shihnin shpėtimtarin e vetėm nga ata qė me tenderė e haraē pasurohesh brenda natės, nga ata qė po ua merrnin kafshatėn e gojės pa kokrrėn e djersės dhe tė dijes.
Pasi mė nuk i besonin kaēikut tė organeve vendore, kosovarėt humbėn shpresėn edhe nė misionin evropian, se do ta luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, pėr ēgjė ėshtė ngarkuar nė Bruksel.
Njė grusht njerėzish tė arrestuar, pak aktakuza tė ngritura, bastisje me pompozitet medial, hetime qė nuk mbarojnė, shumė pak tė dėnuar kėto janė sukseset e misionit.
Tė mos flasim pėr dėshtimin tjetėr atė tė shtrirjes sė sundimit tė rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės. Tė mos pėrmendim veriun e vendit, atje ku krimi dhe kriminelėt janė zot.
Atje, policėt, prokurorėt e gjykatėsit evropianė shkojnė vetėm nė ėndėrr. Atje nuk ndėrhyjnė edhe nėse u thyhen zyrat, edhe nėse u digjen automjetet, edhe nėse janė shėnjestėr e plumbave, edhe nėse u vriten kolegėt vendorė, edhe nėse u bllokohen rrugėt, edhe nėse rrihen shqelma bythėve, edhe nėse fyhen , nga i fundit tek i pari nė nivelin hierarkik.
Prandaj, si tu besohet zyrtarėve tė misionit se do ti realizojnė premtimet pėr luftimin e krimit tė rėndė? Si tu besohet kur hanė dreka e darka me njerėz pėr tė cilėt pėrflitet pėr pėrfshirje nė ato qė ata janė tė thirrur ti luftojnė?
Kėshtu qė, thėnė troē, EULEX-i ka dėshtuar (sė paku deri mė tani) ti realizojė pritjet shumė tė mėdha tė popullatės.
E duke qenė se askush nga autoritetet vendore (e aq mė pak popullata), nuk mund tu kėrkojė llogari, policėt, prokurorėt e gjyqtarėt e misionit evropian mund tė vazhdojnė tė bėjnė sehir e kokrrėn e sefasė. Kėshtu do tė jetė derisa ti lejojnė shefat nė Bruksel dhe tatimpaguesit evropianė, tė cilėt ēdo vit japin miliona euro pėr pėrpjekjet pėr evropianizimin e kėsaj popullate rreth dymilionėshe.
Dhe, nė fund, shtrohet pyetja se a i arsyetojnė pagat e tyre punonjėsit e EULEX-it? Pėrgjigjja ėshtė po. Por vetėm pėr njė gjė: qė kanė qėndruar nė Kosovė.
Arben Qypi (Prishtine): 07-11-2011 15:47
ymeri (zvicër): 04-11-2011 21:39
gipa (Lypjan): 03-11-2011 13:48
Besimi (Euleksistan): 03-11-2011 13:34
Agroni (Prizren): 03-11-2011 11:52
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 21 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 14 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Uh! Europė! | 10 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 