| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Adrian Ēollaku
Viti 2012, duket se ka filluar me kėmbė tė mbarė pėr dy partitė kryesore nė vend: PDK-nė e Hashim Thaēit dhe LDK-nė e Isa Mustafės. Pas njė pėrmbyllje tė suksesshme tė vitit 2011, si Thaēi ashtu edhe Mustafa, kanė nisur intensivisht reformimet e partive tė tyre. Secili nė mėnyrėn dhe me strategjinė e vet.
Derisa Thaēi tashmė ka pėrgatitur strategjinė pėr mėnyrėn se si do ta reformojė partinė nė aspektin kadrovik, Mustafa nė anėn tjetėr ka nisur reformimin e partisė me ndėrrimin e statutit.
Lidershipi i PDK-sė, me nė krye Thaēin, nuk e ka parė tė arsyeshme qė tė bėjė ndonjė ndėrrim tė statutit tė partisė, pėr faktin se statuti pėr ta ėshtė njė letėr e pavlerė, dhe e cila shėrben vetėm pėr procedura formale. Partia e tė fortėve, si njihet ndryshe nė opinion PDK-ja, ka paralajmėruar se kah mesi i kėtij viti do tė mbajė kuvendin zgjedhor, i cili nuk ėshtė mbajtur tash e pesė vjet.
Natyrisht se pėrgatitjet tashmė kanė filluar. Bashkė me kėto pėrgatitje ka filluar edhe lufta e gjeneratave brenda partisė tė vjetrit kundėr tė rinjve. Kėta tė fundit e kanė mbėshtetjen e fuqishme tė liderit tė partisė, gjė qė u pa edhe nė zgjedhjet e fundit parlamentare, kur nė listė zgjedhore u lanė anash shumė njerėz, madje edhe themelues tė partisė. E njėjta strategji e pėrzgjedhjes sė njerėzve u pėrdor edhe me rastin e konstituimit tė kabinetit tė ri qeveritar.
Ky veprim i kreut tė PDK-sė pati nė vazhdimėsi pakėnaqėsi, mirėpo deri diku Thaēi arriti tė mbajė balancėn brenda partisė, duke shpikur poste tė shumta qeveritare, duke ngritur nė gjashtė numrin e zėvendėskryeministrave, duke ngritur nė 19 numrin e ministrave dhe duke e ēuar nė mbi dyzet numrin e zėvendėsministrave.
Megjithatė, lufta e vėrtetė nė PDK ka filluar tani. Zyrtarė tė lartė tė saj kanė paralajmėruar ēarje brenda partisė dhe krijimin e fraksioneve. Kjo pėr faktin se strategjia e Thaēit pėr spastrimin e partisė nga konservat dhe nga patriotėt mund tė nxisė pakėnaqėsi tė madhe, deri tė thyerja e madhe. Nė kėtė fushatė spastruese, Thaēi e ka mbėshtetjen e fuqishme edhe tė ndėrkombėtarėve, tė cilėt janė shumė tė interesuar pėr njerėz tė rinj.
Hashim Thaēi, edhe nėse i largon shumicėn prej tė vjetėrve, pėrfshirė edhe Jakup Krasniqin, megjithatė ai do tė mund ta mbajė PDK-nė. Jo pse ai ėshtė shumė i menēur dhe shumė i zoti, por vetėm pėr njė arsye sepse e ka pushtetin. Tė qenit nė pushtet sjell jo vetėm fuqi, por nė tė njėjtėn kohė ofron mundėsinė e sistemimit tė shumė njerėzve dhe blerjen e tyre. Kjo gjė deri mė tani i ka ndezur shumė Thaēit, qė ta drejtojė pa kurrfarė kokėēarjesh Qeverinė dhe partinė.
Pėr LDK-nė nuk vlen e njėjta strategji.
Veprimi i Isa Mustafės qė ta ndėrrojė statutin e partisė mund tė jetė i qėlluar. Qė lidershipi i LDK-sė ta mbajė nė kondicion funksionimin e partisė dhe, nė anėn tjetėr, ta reformojė atė, duke i larguar tė dėshtuarit dhe duke sjellė tė suksesshmit, mund ta realizojė vetėm me letra ndėrrimin e statutit, sepse Isa Mustafa nuk ka aq shumė pushtet, qė tė sistemojė numrin e madh tė atyre anėtarėve tė lartė tė partisė, tė cilėt janė tė papunė, tė cilėt asnjėherė mė parė nuk kanė qenė nė opozitė. Komuna e Prishtinės ėshtė e vogėl pėr ta, prandaj reformimi i partisė, pėrmes statutit, mund tė jetė mė i lehtė, por jo pa pakėnaqėsi e fraksione. Madje, edhe me ndonjė ēarje eventuale.
Tė dy liderėve tė partive mė tė mėdha nė vend, si Thaēit ashtu edhe Mustafės, edhe pse duket se i kanė menduar shumė mirė strategjitė se si ti ēojnė pėrpara partitė e tyre, shumė lehtė mund tiu dalin gjėrat nga kontrolli. Pos nėse e kanė fuqinė qė ti blejnė tė gjithė anėtarėt dhe tua mbyllin gojėn...
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 13 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 