Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
20-01-2012 | 12:20 CET
SHKRUAN
Ali Cenaj

Politikani, kujt t’i frikėsohet?

Ali Cenaj

Reaksionet pas shfaqjes lakuriq tė dhunės ditė mė parė mbi protestuesit nė Merdar e te Dheu i Bardhė mė kujtuan njė nga ēėshtjet qė mundon gati tė gjitha shoqėritė, e tė cilėn njė mendimtar, shumė mė herėt, e shtroi pėrafėrsisht kėshtu.

Prej ēkahit duhet tė ruhet mė sė shumti politikani?, ishte ēėshtja. Dhe, pėrgjigjej: Prej zgjedhjeve tė lira, prej fanatikėve, prej debateve tė hapura e tė lira dhe... prej barsoletave! Pse barsoletave? Ē’punė kanė kėtu barsoletat?, mund tė pyesė dikush.

Duke elaboruar mė tej, mė pak tė rrezikshme dalin zgjedhjet e lira, pasi nė njė vend si ky i yni zgjedhjet mund tė kurdisen apo tė vidhen, ashtu siē tanimė thuhet se na ndodhėn “vjedhjet industriale”. Edhe debatet e hapura e tė lira, siē u pa e po shihet, mund tė ngufaten lehtė, pėrmes “argatėve” kaherė tė shitur e qė shpesh i shohim si pjesėmarrės kujdestarė nė debate tė nxehta.

Edhe fanatikėve, si atyre tė “Vetėvendosjes”, Qeveria mund t’ua gjejė ilaēin. Nėse nuk bėn ndryshe, atėherė bėjnė punė prangat, arrestimi, inicimi i ndonjė hetimi etj., qė sė paku pėr njė kohė e largon nga skena por qė kjo, kėsaj radhe, megjithatė nuk piu ujė falė reagimit nga brenda e jashtė, ashtu qė rreth 150 tė paraburgosurit u liruan.

Edhe pse punėt nuk i kemi aq keq sa qė individi pa deficit tė guximit e tė kurajės njerėzore, intelektuale e morale, tė mos gjejė hapėsirė pėr tė artikuluar mendimin sado kritik ndaj Qeverisė, megjithatė barsoleta mbetet ndėr ato format e parapėlqyera nga analistėt anonimė.

Vetėm barsoletat janė ato, kundėr tė cilave ēdo pushtet, sado i fortė, shfaqet i pafuqishėm. Ē’ėshtė e vėrteta, nė rastin mė tė keq, mund ta kapė pėr fyti nėse dike e zė “nė vepėr” duke e tallur qeverinė me barsoleta me gjemba, por megjithatė ato vazhdojnė tė fliten e tė pėrfliten ashtu qė lufta me ta i ngjan betejės me erėn.

Ju kujtohet, gjithsesi ajo e Plakės sė Reēakut dhe tani ministrit Rexhepi: “Po, po... na keni ndihmue, na keni kėqyr, na e keni ...... atė nėnė”, thoshte plaka, duke lėnė gojėhapur jo vetėm ministrin, e qė tani rrėfehet shpesh nga ata qė parapėlqejnė gjuhėn spirituoze tė tė shprehurit. Ēka mendoni, sa do tė ishte ēmimi qė kjo vetėm tė zhbėhej. Por, nuk mundet, punė qė nuk bėhet.

Edhe pse me mendėsinė epike qė tė keqen zakonisht e shohim vetėm te tjetri, nuk shquhemi shumė pėr kreativitet, pėr shkathtėsi imagjinative e pėr mprehtėsinė qė prodhon barsoleta, megjithatė gjithnjė e mė shpesh rrėfehen “bėma” tė ndryshme tė politikanėve tanė.

Njė nga to, ditė mė parė, e rrėfyer sipas njė miku “myshteri” gati i rregullt i kafenesė sė njohur prishtinase “Te Martini”, duket kėshtu.

Sipas tij, pasi kishte kapėrdirė disa gota, njė tip i njohur pėr gjuhė tė rėndė, person goxha publik, sidomos orėve tė vona nė lokalet si ai “Te Martini”, i mllefosur me dhunėn e ushtruar por mė shumė me arrogancėn me tė cilėn ministri arsyetonte “pėrdorimin proporcional tė forcės” mbi protestuesit, duke ndėrprerė lajmet qė po jepeshin nė TV, brofi nė kėmbė dhe me gjithė zė e me grusht tavolinės bėrtiti: “Kėta politikanė janė kretenė!”.

“Ej, mos ofendo ashtu!”, - ishte dėgjuar njė zė nga tavolina nė qoshe.

“Pse, mos je edhe ti njėri nga kėta politikanė?”, iu drejtua atij.

“Jo, unė jam kreteni!”, kishte thėnė i “ofenduari” nga tavolina nė qoshe, thoshte miku.

Humori i tillė, thotė miku, ėshtė njė nga mėnyrat mė tė mira qė “unin” tonė tė rrezikuar ta mbrojmė nga ofendimet e rrezikimet qė pėrditė na vijnė nga jashtė.

Dhe, vazhdon me barsoletėn e radhės, qė i sillet ndėr mend.

“Nėse i lajmė politikanėt tanė, e di ēka fitojmė?”, pyet ai.

“Ujė tė ndytė e politikanė tė pastėr!”, - thotė , pa pritur pėrgjigjen time.

4.5/5 (8 votë/a)
Goni (Ferizaj): 20-01-2012 23:23
Te pergezoj per origjinalitet, per qasje te vecante, jokonvencionale,jashte klisheve, Nje kontribut imiKush di, di, e kush nuk di...Hashim Thaçi shkon në një pritje, por në hyrje e ndal roja. Roja: ?Më falni zotëri, nuk mund të hyni pa ftesë?. Thaçi: ?Po a s?po më njeh a? Unë jam Hashim Thaçi!? Roja: ?Në rregull, a ke ndonjë dokument me vete?. Thaçi: ?Sot s?më paska qellu asnjë dokument me vete?. Roja: ?Më vjen keq, por vërtet s?mund të futesh brenda?. Thaçi: ?E çka është kjo? A kurrë nuk më ke pa në televizion a? Shikomë mirë!? Roja: ?E vërtetë, shumë po i përngjani Hashim Thaçit,, sidomos në filmat e Hollywoodit?. Thaçi: ?E çfarë duhet të bëj?? Roja: ?Nuk e di. Edhe Fadil Vokrri e kish pas harru letërnjoftimin kështu që ne ia dhamë një top dhe ai dëshmoi se di të luajë futboll. Leonora Jakupi, po ashtu këndoi dhe na mbushi mendjen ?. Thaçi: ?Po unë send nuk di!? ?Roja: ?Oh, më vjen keq për situatën e pakëndshme, zoti kryeministër... urdhëroni brenda!?.
Duka Gjini (Qyqavice): 20-01-2012 19:32
pasi po te pelqejkan barsoletat, a e di ti z. Cena pergjigjen e ksaj barsolete: Jane duke udhtuar me anije qeveritaret tane edhe fundoset anija por qeveritarte tane ne krye me Shimin nuk fundosen. A e din pse nuk fundosen keta?
sami (shkup): 20-01-2012 13:40
I NDERUARI ALI CENA putja e juje esht shum e cellur se keto politkikaj jan te koruptur dhe nuk i frigohen as kujt pervec karikes apo karijeres vetm ktyre dy gjerave i frigohen qe mosti humbasin se perndryshe neqoft se i humbasin kariken deshtojne se jan tekoruptur deri ne fyt.
Gjahtari (Prishtine): 20-01-2012 13:12
Politikani, kujt t?i frikësohet? Dihet, Hashim Thacit dhe policise se tij !

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51