| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Behxhet Haliti
Vendi i njėjtė, aktorėt e njėjtė, ndryshuan vetėm numrat! Ishin 44 me 33, tash u bėnė 59 me 41! Por, atėherė, Ai nuk ishte aty. Ishte jashtė vendit! Kėsaj radhe asgjė nuk i la rastėsisė...
Mocion mbi mocionin!
Kėshtu ndodhi tė premten, mė 20 janar 2012, nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, kur PDK-ja me partitė e koalicionit tė vet arriti ta rrėzojė mocionin e Vetėvendosjes, tė LDK-sė dhe tė AAK-sė, tė 7 dhjetorit 2011, pėr marrjen e masave tė reciprocitetit nė raport me mallrat e Serbisė.
Kjo ndodhi vetėm gjashtė ditė pas protestės sė Lėvizjes Vetėvendosje nė pikat kufitare tė Republikės sė Kosovės me Republikėn e Serbisė, nė Merdar dhe te Dheu i Bardhė.
Dhe, kjo ndodhi vetėm dy ditė para protestės sė paralajmėruar tė Lėvizjes Vetėvendosje pėr datėn 22 janar 2012, po nė dy pikat e pėrmendura kufitare.
Ama, pėr ato gjashtė ditė ndodhi shumėēka!
Ndryshoi shumėēka!
Ndryshuan numrat nė Kuvendin e Kosovės!
Ndryshimi i numrave nė Kuvend bėri qė edhe motoja e protestės sė Lėvizjes Vetėvendosje tė ndryshojė nga Nė mbrojtje tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės nga Qeveria e Kosovės! Serbia nuk kalon!, nė moton Nė mbrojtje tė Republikės! Pėr prodhime tė vendit! Serbia nuk kalon!.
Ndryshimi i motos sė protestės sė Lėvizjes Vetėvendosje pėr datėn 22 janar, bėri qė tė ndryshojė nė tė mirė edhe numri i protestuesve (sipas raportimeve) nė tė dy pikat kufitare tė Kosovės me Serbinė!
Ndryshimi nė tė mirė i numrit tė protestuesve bėri qė tė ndryshojė edhe qėndrimi i Policisė sė Kosovės ndaj demonstruesve mė 22 janar!
Ndryshimi i qėndrimit tė Policisė sė Kosovės ndaj demonstruesve tregoi se ka ndryshuar edhe qėndrimi i Qeverisė sė Kosovės, i kryeministrit Thaēi dhe i ministrit Rexhepi, sepse nuk iu dha urdhėr policėve pėr tė ndėrhyrė ndaj protestuesve...
A po e shihni?
U kėnaq kryeministri Thaēi me numrat, u kėnaq edhe ministri Rexhepi meqė u kėnaq Shefi i tij, u kėnaq edhe Policia e Kosovės, meqė u kėnaq ministri, u kėnaqėn gazetarėt sepse ēelnin udhė nė pėrcjellje tė Policisė sė Kosovės, dhe u kėnaq edhe Lėvizja Vetėvendosje sepse protestoi lirshėm!...
Tė gjithė ndryshuan pas 14 janarit 2012!
Por, nuk ndryshoi vetėm televizioni publik i Kosovės Radio-Televizioni i Kosovės!
Pse?
Derisa nė Kosovė ndodhte ngjarja kryesore e ditės, e paralajmėruar me kohė, me orė e me vend tė caktuar, televizioni publik qė e quan veten Radio-Televizioni i Kosovės (haram i qofshin ata eurot qė mi ka marrė dikur me faturė tė KEK-ut!), nė vend tė pamjeve live nga dy pikat e protestės sė Lėvizjes Vetėvendosje (siē bėri, pėr shembull, gjatė tėrė kohės KTV-ja), kishte lėshuar nė ekranet e veta filmin e animuar Bee Movie (njė film i animuar me bleta), emetonte informacione pėr protestėn vetėm nė orėt e plota kur kishte lajme, sikur protesta tė ndodhte nė Rumuni a diku tjetėr (pra, ua shkeli qytetarėve tė Republikės sė Kosovės tė drejtėn pėr tė qenė tė informuar), ndėrsa e kishte parė tė udhės qė, pas filmit tė animuar Bee Movie, tė emetonte edhe emision pėr rritjen e kakaos nė plantacionet e Venezuelės dhe pėr mėnyrėn se si fitohet ēokollata nga kakao!
Kaka-o pėr ne!
Independent (Prishtinë): 27-01-2012 10:44
Klasiku (Germi): 24-01-2012 20:16
Fati (Vjene): 24-01-2012 12:37
gjilan(asi) (gjilan): 23-01-2012 21:54
fatmiri jo sejdiu tjeter (kore e veriut): 23-01-2012 17:59
sara xhaferi (holande): 23-01-2012 17:07
Filipi (aty brenda RTK-s !): 23-01-2012 15:32
Tafili (Prishtine): 23-01-2012 15:06
flami (Prizren): 23-01-2012 14:20
Gjahtari (i mjerimit te RTK-es !): 23-01-2012 12:41
anonim (diku afer.): 23-01-2012 12:12
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 