| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Beqė Cufaj
Lehtėsia e durueshme
Nuk ėshtė tė kesh dhe ta ruash me ēdo kusht por tė shijosh... ajo qė na bėn tė lumtur..., ka shkruar njėherė Montaigne. Me kėtė thėnie tė menēur francezi i famshėm me siguri nuk ka menduar qė pasurisė nė pronėsi tia vėrė pėrballė shijen e njė shisheje Bordeaux bashkė me njė copė djathi tė Elsass-it kundruall pasurisė sė shprehur nė kėshtjella, poste nė politikė, ekonomi, financa e pse jo edhe kulturė. Sepse pėr tė qenė tė sinqertė pikėrisht ata qė nuk kanė aq shumė edhe (duan tė) dinė... Mbase pse nuk kanė edhe shtigje tjera, tė shijojnė mė shumė sesa ata qė kanė me bollėk.
Vetėm 500 vjet kanė kaluar nga ky mendim i Montaigne dhe situata nuk ka ndryshuar edhe aq. Njerėzimi, bashkėsitė e ndryshme etnike e shoqėore ende vazhdojnė tė kacavirren mes tė pasurit (pasuri) dhe shijuarit. Ditėve tė fundit tė kėtij muaji sidomos njeriu ska si tė mos e sjellė nėpėr mendje e zemėr kėtė thėnie. Dhe tė konstatojė me trishtim sesi sidomos ata qė kanė poste nė politikė, ekonomi, financa e ku jo tjetėr me tėrbim tė madh u vėrsuleshin pikėrisht atyre qė edhe pėrkundėr faktit qė nuk kanė- u duhej tė mbroheshin. Nė gjykata, gazeta, tubime, venerime e vlerėsime.
Fjala ėshtė pra pėr opinionbėrėsit nė Ballkan. Shqiptarė (tė tė gjitha Shqipėrive), serbė, malazezė etj. etj.
Kėshtu, vetėm nė Prishtinėn e shurdhuar nga bora e trashė kishim situatėn kur pesė gazetarė brenda vetėm ca ditėsh duhej tė dilnin para gjyqtarėve. Epo ska si tė jetė. Pėr gazetarėt nė Kosovė nuk ka shumė rrugė: o dajak e shantazh o procese gjyqėsore (pėr shumicėn e shitur sia vlen tė flasim). Dhe vini re: para gjyqit ata duhet tė dalin pėr shkak tė padive tė tajkunėve (Haxha vs. Xharra) apo edhe tė po gjyqtarėve tė cilėt nė e me nderin e tyre nuk janė gjė tjetėr pos pjesa mė e dėshtuar e segmenteve institucionale tė shtetit tė brishtė tė Kosovės... Odiesada vazhdon.
As nė Shqipėri nuk ėshtė aspak mė mirė. Pėrkundrazi. Kaosi i atjeshėm i ngjet njė llakėrdie qė sia gjen shoqen as nė xhunglat demokratike tė Amerikės Latine. Mėnyra sesi Revista Java nė Tiranė ishte kujtuar tė bėnte njė rrėfim kryesor pėr Mero Bazen, Filip Ēakulin, Sokol Ballėn dhe Andi Bushatin- tė njohur dhe stigmatizuar nga Doktori dhe turma e tij si katėr puēistėt nxirrte nė pah tėrbimin e atyre qė kanė (poste) kundruall atyre qė shijojnė pse e bėjnė punėn e tyre, i shėrbejnė lexuesit e shikuesit, polarizojnė dhe bėjnė opinion.
Gjithsesi, njė rrėfim shumė mė interesant dhe gadi fantastiko-shkencor ngjau tek fqinjėt tanė serbė. Fare shkurtimisht: publicisti e shkrimtari malazez Andrej Nikolaidis i cili ėshtė edhe kėshilltar i kryetarit tė Kuvendit tė Malit tė Zi, kishte shkruar njė kolumne me tė cilėn e godiste RS-nė dhe mafien e Milorad Dodikut nė Banja Lluka. Ky tekst i malazezit guximtar i tėrboi serbėt aq shumė sa qė nė krye tė frontit u shfaq ministri serb i Policisė dhe ish-zėdhėnėsi i Milosheviqit, Ivica Daqiq, qė kėrkoi e dėrgoi demarshe nė Podgoricė dhe sla gjė pa thėnė... aq sa njeriu mendoi qė do ta niste edhe policinė e Beogradit ta pushtonte Podgoricėn.
Kėtij reagimi tė Daqiqit iu kundėrvu shtresa e fortė intelektuale e Beogradit- pikėrisht ajo qė i rezistonte edhe Milosheviqit, me peticionin e nėnshkruar nga Forumi i Shkrimtarėve serbė mė nė krye me Filip Davidin dhe Biljana Srbljanoviqin. Mes nėnshkruesve ishte shkrimtari dhe drejtori i Biblotekės Kombėtare tė Serbisė, Sreten Ugriēiē. Pa njė pa dy- qeveria serbe me kėrcėnimet dhe iniciativėn e po Daqiq policit nė mbledhje urgjente e nokautoi Ugriēiēin duke e suspenduar nga posti i drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare tė Serbisė. Dhe: postin ndoshta ia morėn por shijen e tė qenit shkrimtar me siguri qė nuk ia kanė marrė dot.
As atij dhe as qindra e qindra autorėve, shkrimtarė e publicistė serbė, tė cilėt vazhdojnė tė ogranizohen dhe protestojnė ndaj qeverisė sė tyre pėr masat represive ndaj njerėzve qė nuk duan poste sa e shijojnė lirinė e fjalės dhe shprehjes sė lirė.
Diēka qė ne, bijtė dhe bijat e shqipeve tė Ballkanit, vazhdojmė ta kemi shumė mė pak ose ta kemi aq sa tė durojnė dajakun publik nga mercenarėt publicistikė tė pushteteve autokratike, proceset gjyqėsore tė inicuara nga vetė prokurorėt a gjyqtarėt dhe politikanėt paskrupulltė tė tė gjitha ngjyrave, kasabave e mejhaneve tė kėtij nėnqielli.
Ata pra qė kanė vazhdojnė tė mendojnė qė pėr hir tė kėtij fakti duhet tė mos i lėnė rehat ata qė shijojnė dhe me kėtė edhe i gėzohen kėsaj pune qė bėjnė. Dhe duhet ta pranojmė se kėtu ka diēka qė shkon: sepse tė kamurit tanė jo qė nuk mund tė gėzohen por thjesht jetojnė me frikė dhe ankth. Se kanė fituar me mund as djersė. Mė sė paku me dije. Prandaj egėrsia dhe brutaliteti, primitivizmi dhe pritat e pabesa. Kurse ata qė shijojnė- do tė duhej ti gėzohen ēdo lėvizjeje e fjale tė tė pushtetshmėve dhe pozerėve e pozave tė tyre. Me tė drejtė: sepse pėr kėta tė fundit nuk ėshtė nė pyetje tė paturit sa tė qenurit!
enver (prishtine): 30-01-2012 10:00
Qyetari (Peje): 28-01-2012 20:59
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 