| Prishtinė | ![]() |
| 16° |

I nderuar z. Haxha,
Njė mik nė Prishtinė - sa herė qė e thėrras nė telefon nga vende tė ndryshme tė Evropės perėndimore dhe nė display-n e celularit tė tij shfaqet numėr Kosove (i Valės, IPKO-s apo edhe Z-sė) pyetja e tij e parė qė ma shtron ėshtė: Ku je?...
Kur i them qė jam nė Berlin, Stuttgart, Zuerich apo Vjenė... nuk kam nevojė ta zgjas mė shumė sepse nėnkuptohet... Duhet ta mbyllim linjėn derisa nė celularin tim apo tė tij tė shfaqet numri normal, numri i saktė i njėrit prej nesh. Shkaku: jemi betuar qe tashmė dy-tre vjet qė edhe me kushtin e humbjeve tė vogla dhe stresit tė disa thirrjeve - tu ikim hajnave tė Post Telekomit tė Kosovės!.
Ėshtė luftė absurde por njė prej betimeve tona tė vogla pėr ti rezistuar njėrit prej trendeve mė bizare qė nė institucionin kryesor ekonomiko-publik tė vendit - PTK, qe sa kohė ngjet. Dhe ēfarė jo tjetėr!...
Ardhja e hetuesve tė EULEX-it dhe bastisjet e hetimet qė janė duke u bėrė nė ndėrmarrjen nė krye tė sė cilės ju jeni, pėr neve, vdekatarėt e zakonshėm tė Republikės sė Kosovės, nuk paraqesin ndonjė risi. Pėrkundrazi, janė vetėm vėrtetimi i asaj qė tashmė me muaj e muaj ėshtė pėrfolur mejhaneve tė tė dy republikave - asaj tė Prishtinės dhe asaj tė Kosovės. Dhe, pėr tė qenė fair me juve, duhet ta pranojmė qė lėnda a dosja, strumbullari a eisbergu i krimeve ekonomike nė PTK i ngjet njė telenovele tė pafundme e cila ka ftillin qė nga paslufta e deri te paspavarėsia kur ju erdhėt nė krye tė Postė- Telekomit tė Kosovės.
Ju, dr. Shyqri Haxha, kur morėt kėtė timon drejtues pėr shumėkėnd ngjanit nė njė Mojsi (Bible!) i cili do ta pastronte kėtė institucion duke kthyer rendin dhe rregullin, punėn dhe profitin. Dhe shpresėn.
Por, shpejt doli qė profili juaj jo vetėm qė ishte i shkrifėt por nė tė vėrtetė ju u katapultuat si nė opinion ashtu edhe nė politikėn (ekonomike?) tė vendit si njė personifikim i ēuditshėm qė mė shumė u ngjan atyre personazheve tė Robert Musilit kur si gastarbeiter
Asgjėnė e asgjėsė... pos ndoshta duhmės sė bordeleve tė atjeshme, kantiereve tė pafundme dhe... sėrish asgjė nga fryma e lirisė dhe demokracisė, tolerancės dhe mirėkuptimit... .
Sa herė u kam parė nė media nėpėr betejat tuaja me gazetarė e redaktorė, pronarė mediesh e politikanė qė u kritikonin dhe nė bazė tė hulumtimeve botonin a emetonin
statistika e numra tronditės pėr humbje e keqpėrdorime nė PTK, ju u hidheshit nė qafė, duke shkėlqyer kėshtu me hidhėrimin dhe tėrbimin tuaj dhe tė ekipit qė drejtoni...
Prandaj, nuk kishte dhe nuk ka si tė mos kujtohet pėrshkrimi i Musilit pėr ish-emigrantėt e tij tė Tirolit... dhe juve.
Kjo, edhe pėr faktin qė kam provuar me dhjetėra e dhjetėra herė tė kėrkoj dhe hulumtoj edhe tė arriturat tuaja shkencore dhe akademike nė Britaninė e Madhe. Dėshpėruese, pėr tė mos e quajtur ndryshe, se sa pak, tmerrėsisht pak, del tė keni bėrė atje.
Pėr kėtė shkak nuk ka si tė mos mė jetė pėrforcuar dhe nga fundjava e kaluar, pas zbarkimit tė EULEX-it, edhe vėrtetuar bindja qė ju nė fakt jeni ekzekutuesi i njė plani sa djallėzor aq edhe bizar: shkatėrrimin e ndėrmarrjes mė fitimprurėse tė Republikės. Prapa kėtij plani nuk ka si tė mos qėndrojnė udhėheqėsit e Koncernit (qeveritar!) - Hashim Thaēi dhe Ahmet Shala.
Nėse ju jeni viktima apo dorasi kryesor - kjo tashmė ska rėndėsi. Edhe pėr shkakun qė ju tėrė kohėn, si krejt tjerėt te ne, jeni pėrcaktuar pėr epitetin e parė. Por, kryesorja ėshtė qė Misioni juaj ėshtė pėrmbushur! Kurse, me mikun tim, do tė vazhdojmė edhe
nė tė ardhmen tju luftojmė me armėn tonė tė disa thirrjeve telefonike.
Ėshtė ēėshtje morali por edhe patriotizmi. Gjėra kėto qė ju dhe sidomos shefat tuaj, nuk duan as ti kuptojnė e lėre mė zbatojnė. Ēfarė krimi!
Aq sa edhe vetė EULEX-i do ta ketė zor t'i bjerė nė fije...
Serbia pranoi tė gjitha vijat e kuqe pėr Kosovėn
Myftiu Tėrnava uron besimtarėt pėr Fitėr Bajramin
Sejdiu uroi myftiun Naim Tėrnava dhe popullin e Kosovės
Thaēi uron besimtarėt myslimanė me rastin e Fitėr Bajramit
Meta nė Nju Jork, lobon pėr Kosovėn
Kėrkohet njohja nga shtetet e Komunitetit tė Karaibeve
Pritet mbėshtetje e Ligės sė Shteteve Arabe
Bleta (Gijlan): 22-07-2010 08:45
Arbnor (prishtine): 20-07-2010 12:49
Musa (Ulqin): 20-07-2010 12:49
Bajrush Gashi (Belgjike): 20-07-2010 11:39
Blerimi (Podujeve): 20-07-2010 01:04