| Prishtinė | ![]() |
| -9° |

U gėzuam, pa asnje dyshim. Qė nga dita qė u dorėzua ankesa e Serbisė kundėr pavarėsisė sonė, me muaj ishim pėrgatitur nga diplomat, juristė dhe ekspertė vendas e tė huaj se nuk do tė humbnim, sepse gjykata do tė jep mendim asnjėanės- as pėr dhe as kundėr pavarėsisė. Vetėm javėn e fundit, pamė sinjale se gjėrat mund tė shkojnė nė favor tonin- dhe atė kryesisht sinjale humbjeje nga Beogradi. Ditėve tė fundit dolėn edhe numrat qė shkonin pėr njė a pėr dy ma shumė ne favor tonin- dhe tė pavarėsisė sonė.
Por nė futboll, politikė e drejtėsi ėshtė vėshtirė tė gėzohesh para se tė pėrfundoj meēi. Prandaj u gėzuam, ndezėm veturat, i ramė borive dhe festuam rrugėve kur Gjykata ndėrkombėtare e Hagės, shpalli verdiktin se Pavarėsia e Kosovės ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare.
Ky vend dhe qytetarėt e tij, kanė pasur fare pak momente gėzimi prej 17 shkurtit 2008 kur e shpallėm pavarėsinė e kėndej. Nė kėto dy vite kishim papėrgjegjėsi politike, korrupcion, stagnim ekonomik pa marrė parasysh pėrqindjeve tė rritjes, presione dhe shantazhe publike, nuk kishim pėrmirėsim tė ndjeshėm tė standardit tė jetesės, patėm raporte tė tmerrshme ndėrkombėtare pėr kualitetin e qeverisjes dhe muajve tė fundit bastisje pėr korrupcion. Si qytetarė e merituam tė gėzohemi, sė paku pėr njė ditė.
Meēi nė GJND me Serbinė pėrfundoi me fitoren tonė, por nuk ka marrė fund gjithcka nė ballafaqimet tona tė ndėrsjella me kėtė garė. As Serbinė dhe as me vetveten tonė.
Parasėgjthash, institucionet tona, qė dolėn njė pėr njė tė gėzuar nė televizion duhet ta kenė parasysh se dueli nė GJND, nuk ėshtė fituar nga ne krye ne veti. Fitorja ėshtė mė tepėr fryt i punės dhe pėrkrahjes sė shteteve mike qė na e pranuan shtetin qė nė ditėn e parė dhe qė kishin gjykatės aty sesa produkt i njė aktiviteti tė fuqishėm diplomatik e lobues tė qeverisė, ministrisė e presidencės sonė. Ndoshta edhe bėmė mirė qė nuk u aktivizuam fortė, se duke pasur parasysh mos pėrvojėn tonė institucionale mund tė kishim prishur diqka rrugės pa e vėrejtur fare!
Sfida do tė kemi rrugės plot. E para dhe kryesorja nė aspektin ndėrkombėtarė, ėshtė pjesa veriore e Kosovės ku Serbia do tė tentoj tė pėrfitoj njė autonimi speciale apo tė drejta mė tė mėdha kushtetuese pėr serbėt nė atė pjesė apo edhe nė tėrė Kosovėn. Jeremiq dhe shtetarėt tjerė serb tashmė kanė paralajmėruar synimn pėr njė rezolutė tė OKB pėr biseda tė reja lidhur me statusin, sado qė argumenti kryesor i presupozuar u ka rrėshqitur nga duart. Nėse vėrtetė kryeministri Thaqi ka pranuar qė tė diskutoj pėr opcionin e autonomisė speciale pėr serbet nė veri, siē tha Ambasadori francez , le ta pėrdorė sė paku mendimin e GJND-sė pėr tė ndėrruar gatishėmrinė e tij fillestare pėr kėtė autonomi, pėr tė cilėn nuk u konsultua me askėnd- as me opozitėn demokratike e as me atė jo-demokratike.
Nė kėtė mes ėshtė e pakuptueshme heshtja e Kryetarit, kryeparlamentarit e te tjerėve. Tek pas definimit tė pozicionit tonė pėr veriun e Kosovės, diku rreth 11 pėr qind e territorit tė plotė tė vendit, vijnė nė rradhė sfidat si shtimi i njohjeve qė do tė jetė punė me e lėhtė tashmė dhe sigurimi i numrave qė vitin tjetėr tė hyjmė ne OKB.
Sfidat tjera po aq tė mėdha, janė tė brendshme. Meqense shteti bėhet funksional nga brenda, duhet tė ndėrrohet urgjentisht mėnyra e qeverisjes. Vendi mė nuk bėnė tė kontrollohet siq u tentua nė vitet e fundit, por duhet tė qeveriset. Qytetarėve tė zakonshėm nuk duhet ofruar korrupcion tė institucionalizuar e malverzime por punėsim konkurent, mirėqenje dhe gėzime. Edhe me kusht qė tė ndėrrohet njerėzit.
Ndryshe gėzimi i sotėm pėr vendimin e GJND do tė zbehet e harrohet. Pėr mua sot ishte 8 me 2 pėr Kosovėn. Por kam frikė nga rezultatet qė na presin nė duelet e rradhės.
artani (prishtine): 24-07-2010 13:25
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Ēka po thonė gazetat | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 