| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Mė 30 gusht Turqia festoi ditėn e saj tė ēlirimit, ditėn kur forcat turke pėrfundimisht larguan ushtrinė greke tė mbėshtetur edhe nga ushtria angleze nga tokat e Anadollit. Njė turk i lindur nga tė dy prindėrit shqiptarė, i quajtur Mustafa Kemal ishte udhėheqėsi i trupave turke.
Themeluesi i Turqisė moderne dhe njeriu vizionar, i cili me mendjemprehtėsinė e tij, forcėn, vizionin dhe mbi tė gjitha dashurinė dhe krenarinė pėr Turqinė dhe turqit, me tė drejtė u quajt Ataturku (ata nė turqisht baba, babai i Turqisė). Gjenerali trim i ushtrisė turke arriti tė nxjerrė nga gremina Perandorinė tė cilin sulltanėt e kishin katandisur si mos mė keq. Lakmia, korrupsioni, xhelozia, spiunllėku, mashtrimet dhe shitja e vendit dhe pasurive tė tij, ishin karakteristikat me tė shprehura tė veprimeve tė sulltanėve dhe shėrbėtorėve tė tyre, tė cilat dobėsuan dhe shkatėrruan Perandorinė mė tė fortė tė asaj kohe.
Turqia e fillimshekullit tė kaluar lėngonte e ndarė nga forcat tė ndryshme, tė jashtme dhe tė brendshme, pa asnjė perspektivė pėr tė ardhmen. Kufijtė e shtetit nuk diheshin, pasi perandoria pushtuese, ishte zgjeruar aq shumė sa atė kohė ēdo dite humbte territore shtetesh nė mungesė tė mbrojtjes sė duhur, disiplinės ushtarake dhe pėrkrahjes nga Stambolli.
Pėr njė turk patriot, kjo ishte njė situatė e pashpresė dhe shumė e dhimbshme. Turqia nga njė perandori, vend pushtues u kthye nė njė gjah tė volitshėm tė forcave tė ndryshme tė asaj kohe. Gjah i mirė pėr tu ndarė dhe kusuritur mes ushtrive dhe shteteve tė cilat dikur ishin mposhtur nga Perandoria Otomane. Askush nga kėto forca nuk e kishte paraparė lindjen dhe ngritjen e njė turku, nga dy prindėrit: shqiptari Ali Riza dhe shqiptarja Zybejde, tė dytė qė nė moshė tė vogėl kishin lėvizur nė trevat e Perandorisė sė atėhershme, njėri nga malet e Shqipėrisė, ndėrsa tjetra nga jugu i Shqipėrisė pėr tė jetuar nė Selanik. Ēifti i ri, djalin e parė e pagėzuan Mustafa, ndėrsa mbiemrin Kemal e mori pasi u rrit dhe vijoi ushtrinė.
Nė maj tė vitit 2008 pėr herė tė parė lexova librin e H.C. Armstrong Ujku i murrmė, nė tė cilin pėrshkruhet jeta dhe vepra e Ataturkut, me tė mirat dhe tė kėqijat e tij. Pėr njė kohė tė gjatė libri frymoi me mua dhe mbeti nė kujtesėn time pėr personalitetin i cili ndryshoi jo vetėm fatin e vendit tė tij, por edhe sot e ndiejmė ende ndikimin e veprės dhe punės sė tij.
Mė gjithė papėrsosmėrinė e tij dhe gjithė tiparet e njė njeriu tė thjeshtė kokėfortė, ai ngrihet si personalitet legjendė. Si njeri i forcės sė hekurt dhe besimit tė pashtershėm se vendi i tij do tė qeveriset nga vetė turqit, apo si thoshte ai vetė Turqia pėr turqit. Me gjithė jetėn e shthurur dhe pamundėsinė e tė pasurit tė njė lidhjeje stabile martesore, ai respektoi femrėn dhe adoptoi tri vajza, tė cilat mė vonė u shkolluan, njėra pėr mjeke, tjetra avokate dhe e treta astronaute. Ataturku fliste, se gratė do ti hiqte nga shamitė dhe haremet, dhe kėtė e bėri. Nė njė rast ai u drejtohet femrave: Fitoni pėr ne betejėn e edukimit dhe ju do tė bėni mė shumė pėr vendin tuaj sesa qė ne kemi pasur mundėsi tė bėjmė. Ky ėshtė apeli im pėr ju.
Kur Perandoria Otomane bashkė me forcat ushtarake gjermane, tė cilat ishin vendimmarrėse pėr ushtrinė, Mustafa Kemal ishte komandat nė ushtrinė e Perandorisė. Edhe pse si ushtar ai shpesh shprehte pakėnaqėsinė e tij me faktin se pėr turqit vendosnin gjermanėt. Sulltanėve nuk iu pėlqente kjo padėgjueshmėri e Mustafa Kemajlit. Pėr kėtė arsye e dėrgonin nė vazhdimėsi nė frontet e largėta, ku gjithmonė si epror mbi tė kishte njė tė huaj. Duke e ditur kokėfortėsinė e tij, nė njė rast, njė epror gjerman nė pamundėsi tė marrėveshjes me tė, i dėrgon njė arkė me lira dhe njė letėr. Faturėn bashkė me arkėn ia kthen mbrapsht eprorit gjerman. Mustafa Kemajl nuk mund tė blihet dhe korruptohet nė shkėmbim tė vendosmėrisė sė tij pėr tė bėrė ēfarė ėshtė mė e drejtė pėr vendin e tij.
Konteksti historik nė tė cilin jetoi dhe veproi Mustafa Qemajl ishte shumė mė i ndryshėm prej atij tė sotmit. Turqia nga njė vend pushtues, duhej tė mbijetonte dhe tė shpėtonte tė mos bėhej skllave e dikujt tjetėr.
Por, parimet e shtet ndėrtimit dhe atdhedashurisė edhe sot janė dhe duhet tė jenė te pakompromis, ose te paktėn duhej te ishin pėr udhėheqėsit tanė. Por nuk janė.
Mendoj se ishte shume me vėshtirė tė luftohej e gjithė bota dhe tė ruheshin kufijtė e njė perandorie tė copėtuar. Ishte shumė mė vėshtirė tė pėrzihej Sulltani dhe tė ndahej feja nga shteti. Ishte shumė mė vėshtirė ti thuhej popullit tė paarsimuar se alfabeti i tyre ndryshon dhe duhet tė jetė latin dhe jo arabik.
Mustafa Kemajl, nė asnjė rast nuk mori pėrfaqėsues ndėrkombėtar pėr tė ngritur kredibilitetin e vet para popullit tė vet. Atė e fitoi me mund, gjak dhe vizion tė qartė.
Mobilizoi popullin e tij nė luftė pėr liri dhe i bėri ti besojnė tė ardhmes sė pėrbashkėt. Kosovarėt kanė dhe do tė kenė nevojė tė falėnderojnė pėr shumėēka miqtė e vet. Por, miqtė nuk mund tė shėrbejnė si ndėrmjetėsues mes popullit dhe liderėve tė tij. Liderėt zgjidhen dhe mbahen nga populli, atėherė kur nuk pėrkrahen ata lėshojnė vend pėr tjetėr kėnd, kėshtu e ka demokracia.
Kosova nuk e ka njė Babakosovė, jo ende. Nuk e kemi vizionarin, i cili 10.908 km2 katrorė i ka tė pėrcaktuar qartė dhe tė pakompromis, e mbi tė gjitha i mbron dhe ka vizion pėr to. Nuk e ka Babakosovėn, i cili ėshtė i pakompromis ndaj korrupsionit dhe i cili kur i flet popullit tė vet e di se populli i beson, se ka sakrifikuar dhe po sakrifikon pėr popullin. Liderėt tanė institucionalė e dinė se populli nuk u beson dhe se ata nuk sakrifikojnė, por pėrkundrazi, pasurohen nė kurriz tė popullit, sikur sulltanėt dikur.
Ne secilin fjalim publik, kur duan ta bindin popullin se e kanė drejtė, liderėt pėrmendin miqtė ndėrkombėtarė, se pa ta nuk mund tė ngjallin vizion dhe besim te populli i vet. Ata kushtėzohen lehtė dhe vetėm janė tė korruptuar. Ata nuk mund te ngrenė zėrin ndaj dikujt tė huaj se e dinė se janė me dosje.
Por, rasti i Turqisė dhe Ataturkut ėshtė pėr tė na frymėzuar, jo pėr tė na dekurajuar. Ataturku ėshtė shembull se puna, pėrkushtimi dhe vizioni i qartė pėr njė shtet modern shpėrblehet dhe ai vizion ngadhėnjen. Ai vizion pastaj iu shėrben gjenerata e gjenerata me radhė se ėshtė i sinqertė dhe i drejtė. Ėshtė i pakorruptuar dhe i pakompromis. Vetėm kur tė kemi atė vizon tė transmetuar qartė, do ta dimė se Kosova e kosovarėve e ka ardhmėrinė dhe shtetin e sigurt. Deri atėherė, presim Babakosovėn tonė.
(Autorja ėshtė kolumniste e gazetės Zėri)
OBSERVER (Kosova): 10-09-2010 09:17
Ardijani (Gjakove): 08-09-2010 20:52
drenoda (kosove): 08-09-2010 16:12
Agimi (Prishtine): 08-09-2010 11:10
gilifuci (Kosove): 08-09-2010 10:40
Hekuran Dula (Gjakove): 08-09-2010 10:29
ldk-forum_veli@hotmail.com (Prishtine): 08-09-2010 08:50
patriot atdheu (manastir): 07-09-2010 18:55
Milazimi (Prizren): 07-09-2010 18:38
mala (Malishevƫ): 07-09-2010 18:26
Cabrati (Prishtine): 07-09-2010 15:59
gjurmuesi (Prishtine): 07-09-2010 15:47
patriot atdheu (manastir): 07-09-2010 13:22
Vjollca (qaty dikun): 07-09-2010 13:13
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 