| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Ngjarjet e fundit nė Kosovė mund tė karakterizohen si shumėēka, por vetėm jo si normale dhe tė zakonshme. Dorėheqja e presidentit jo vetėm qė do tė jetė precedent pėr tė tjerėt, por edhe do tė testojė vlerat demokratike tė kastės politike nė Kosovė.
Debati dhe kalkulimet e partive politike nė Kosovė mbi kohėn e mbajtjes sė zgjedhjeve janė pasqyra mė e mirė se sa mendojnė dhe sa i pėrfaqėsojnė interesat e qytetarit ato parti.
Kalkulimet politike tė partive nė pushtet shihet se nė esencė kanė interesin e vet atyre partive, ndėrsa nė margjina interesin e qytetarit, njėjtė sikur edhe Qeveria aktuale. Tė mendosh se nė Kosovė situatė ėshtė normale dhe nė njė normalizim tė tillė mund tė vazhdojmė deri nė fund tė vitit 2011, ėshtė non-sense dhe mospėrfillje e realitetit tė vrazhdė tė qytetarit tė Kosovės.
Kjo strukturė qeverisėse ėshtė dashur tė japė dorėheqje qė moti dhe pėr shumė arsye mė tė forta. Qeveria ėshtė dashur tė bjerė pas tė famshmit Zanzi Bar revolution tė PDK-sė, kur u panė dallimet gati se tė pakapėrcyeshme tė partnereve tė koalicionit.
Qeveria ėshtė dashur tė japė dorėheqje menjėherė pas zgjedhjeve lokale tė nėntorit tė 2009, tė cilat zgjatėn deri nė maj 2010 dhe kur betejat me te ashpra dhe fjalori me i vrazhdė politik u pėrdor nė mes tė dy partnerėve tė koalicionit, gjė e cila tregonte pėr mosdurimin nė mes tyre.
Qeveria ėshtė dashur tė japė dorėheqje nė momentin kur EULEX-i hapi me bėrryla dhe shqelma dyert e MTPT.
Ndėrsa, nėse ne te gjitha kėto peripeci kjo qeveri qėndroi sė bashku se Kosovės pritej ti jepet mendimi i GJND mbi procesin e shpalljes se pavarėsisė, tani nuk ka me asnjė arsye qe kjo qeveri tė bashkėjetojė, sepse ēdo ditė dhe muaj mė tepėr do tė jetė nė dem tė qytetarit tė Kosovės dhe nė dėm tė sė ardhmes sė Kosovės.
Menjėherė, pas GJND-sė u arrestua guvernatori i Bankės, i cili ende gjendet nė burg i ngarkuar me detyrėn e guvernatorit. Supozoj se do tė kishim mesazhe shumė interesante pėr investitorėt strategjikė, qofshin ata pėr PTK ose pėr sektorėt e tjerė tė interesuar tė vijnė nė Kosovė me Guvernatorin nė detyrė, me vendbanim tė pėrkohshėm nė qelinė e burgut.
Shtesė kėtij fakti, nė Kosovė vetėm nė vitin e fundit janė mbyllė 2,000 biznese, gjė e cila tregon pėr klimėn e favorshme pėr tė investuar nė Kosovė.
Kėsaj qeverie i ka skaduar mandati shumė kohė mė parė, pasi kjo qeveri nuk merret me qeverisje, por me keqmenaxhim dhe shpėrdorim tė detyrės zyrtare, njėjtė sikur edhe akuzat e ngritura ndaj zyrtareve tė saj.
Pėrderisa nuk funksionuan arsyet pėr prishje tė koalicionit dhe mbajtje tė zgjedhjeve tė parakohshme, duket se nė agjende ėshtė funksionimi i koalicionit pėr arsye tė gabuar: kalimi i strategjisė pėr shitje tė PTK-sė nė Kuvendin e Kosovės. Ēfarė absurdi i llojit tė vet, shitja e ndėrmarrjes me vlerėn mė tė madhe nė Kosovė, tė devalvuar nga vetė ministri i ekonomisė dhe financave, me ēmimin nė mes tė 300 600 milionė Euro. Ndėrsa tani ky ėshtė ēmimi i mbajtjes nė jetė te koalicionit qeveritar, 300 600 milionė Euro. Mjete kėto tė cilat asnjė nga zyrtaret qeveritar nuk ia din vlerėn apo destinimin e investimit, kjo ėshtė sikur tė kishin alternativė ndaj investimit nė autostradė.
Ėshtė e qarte se kasta qeverisėse nuk mund te qeveris me, prandaj ne agjende duhet qarte te shėnohen zgjedhjet e parakohshme. Te pėrcaktohet plani i ndryshimeve ne ligjin mbi zgjedhjet, aprovimi i tij ne Kuvend dhe shpallja e zgjedhjeve.
Ndėrsa, zgjedhjet e parakohshme nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė shėrbejnė si amnisti pėr keqmenaxhimin, kohėn dhe mundėsitė e humbura tė qytetarėve tė Kosovės nga qeveria aktuale. Ata do tė mbahen pėrgjegjės pėr tė bėrat dhe tė pabėrat e tyre me apo pa dorėheqjen e ish-Presidentit Sejdiu.
Zgjedhjet e parakohshme duhet tė merren si shans pėr partitė e tjera pėr tė ofruar njė qeverisje ndryshe dhe njė shtet funksional dhe tė liruar nga korrupsioni dhe vrapimi vetėm pėr interesa personale. Nė debatin aktual nė Kosovė, kryefjala duhet tė jetė qytetari dhe ēfarė ėshtė mė mirė pėr tė. Nga rezultati i dobėt i qeverisjes, kjo qeveri assesi nuk mund tė jetė me e mirė as pėr vete e le mė pėr qytetarin.
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 