Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
22-11-2010 | 15:44 CET
SHKRUAN
Ibrahim Rexhepi

Ofertė me bollėk

Nė krahasim me strukturėn nga mandati i fundit, ka mundėsi qė nė tė ardhmen nė ulėset e Kuvendi tė Kosovės tė zėnė vend mė shumė pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, apo ekonomistė nga strukturat akademike.

Qė kėtė pėrbėrje ta ketė oferta e tyre, janė kujdesur pothuajse tė gjitha partitė. Disa prej tyre nė lista kanė futur kandidatė qė nuk njihen shumė pėr angazhim nė politikė, por ishin tė suksesshėm nė biznes. Emra tė tillė ka nė tė gjitha listat, por po pėrmendim vetėm disa qė janė pėr ekzemplar.

Partia Demokratike e Kosovės ėshtė pėrcaktuar pėr nivelet akademike tė ekonomistėve, si edhe pėr individė qė janė verifikuar pėrmes angazhimeve qeveritare. Po pėrmendim vetėm zėvendėsministrin e Ekonomisė dhe tė Financave, Bedri Hamza, dhe ministren pėr Energjetikė e Miniera, Justina Pula-Shiroka.

Qė tė dy bartin bagazhin e pėrgjegjėsive nga postet qė mbajtėn pėr tre vjet. Puna e kėtij tė parit do tė vlerėsohet me mėnyrėn e shpenzimit tė parasė publike, investimet dhe efektin e tyre, ndonėse nuk ėshtė pėrgjegjėsi kryesor. Zonja Pula-Shiroka ka njė biografi qė lidhet me angazhimet akademike, ndėrsa ka qenė i befasishėm emėrimi nė postin e ministres nė sektorin mė problematik tė Kosovės.

Edhe pse pėrgjegjėsitė pėr KEK-un mė shumė ishin tė koncentruar nė MEF, ministrja gjatė fushatės ka shans tė tregojė pse Kosova ende ka probleme me energji elektrike, ēka po ndodh me ndėrtimin e kapaciteteve tė reja gjeneruese, apo pse ende minierat nuk janė aktive.

Pas kthimit te “partia mėmė”, Berim Ramosaj i jep pėrmbajtje ekonomike listės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ndonėse edhe kryetari dhe bartėsi i listės sė saj ka sfond prej ekonomisti akademik dhe qeveritar. Hashim Deshishku, nga kompania “Lesna”, ėshtė i vetmi nga kjo listė qė nė CV-nė e vet ka shėnuar pėr tė arritura nė biznesin privat.

Si u ngrit “Lesna” nga njė punėtori e vogėl pėr pėrpunimin e drurit, nė njė grupacion, i cili ka kompani prodhuese, shėrbyese, bankiere, tregtare, tė sigurimit... Te secila prej tyre, pronarėt e aksioneve, apo tė shumicės sė tyre, mbajnė mbiemrin Deshishku.

Hashimi, anėtari i kėsaj familje, nuk ka ndonjė prapavijė tė theksuar politike, ndonėse ai vlerėsohet si pjesė e “grupit tė Llapit” brenda LDK-sė. Ndoshta pėr shkak tė prejardhjes sė tij. Mirėpo, nė tė kaluarėn ai asnjėherė nuk ka reflektuar identifikim tė qartė partiak.

Ndoshta, pėr kėtė nuk ka pasur kohė, pasi qė ka qenė i zėnė me biznesin, investimet, tenderėt, angazhimet humanitare... Pas tėrė kėsaj karriere ėshtė e qartė pse kėrkon vend brenda strukturave tė pushtetit.

“Bumi ekonomik” ndodhi nė partinė Aleanca Kosova e Re. Jo pėr shkak tė karrierės biznesore tė kryetarit tė saj, por nga ardhjet qė ia siguroi grupi E-15. Kur analizohet struktura e tij, ai mund tė quhet edhe grupi i “Riinvest”-it, apo i “Forumit 2015”. Por, kjo ėshtė mė pak e rėndėsishme.

Ndoshta, befasia vjen nga fakti se grupit i prin profesori Muhamet Mustafa, i cili tani ka vendosur tė hyjė nė politikė. Ai, nė periudhėn e pasluftės, ka pasur mjaft oferta, por nuk ka pranuar tė jetė pjesė e ndonjė strukture politike, ndonėse me angazhimet profesionale, vetėm, apo me ekipin nga “Riinvest”-i ka ndihmuar partitė, qeverinė, apo institucione tė tjera tė pushtetit.

Ndėrkaq, instituti si ide e tij u themelua nė kohėt mė tė rėnda pėr Kosovėn, diku nga mesi i viteve tė ’90 tė shekullit tė kaluar. Ai nuk e parė tė arsyeshme qė tė respektojė modėn e asaj kohe, pėrkatėsisht tė inkuadrohet nė LDK, por pėrmes institutit ka ndikuar qė opinioni i brendshėm, apo i jashtėm, tė ketė fakte pėr represionin ekonomik dhe shkatėrrimin e plaēkitjet qė Kosovės ia bėnte pushteti i Serbisė.

E kaluara politike e profesorit, i cili nė rini ishte edhe gazetar, mund tė lidhet vetėm me postin ministror nė qeverinė reformiste tė Ante Markoviqit, e cila bėri pėrpjekjet e fundit pėr ruajtjen e ish-Jugosllavisė, por qė u rrėnua pasi njė “puēi financiar” tė Milosheviqit. Edhe atėherė emri i tij ndėrlidhet vetėm me angazhimet ekonomike, e jo edhe me problemet politike qė ishin mjaft tė rėnda dhe tė rrezikshme.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė listė i ka disa nga biznesmenėt mė nė zė tė Rrafshit tė Dukagjinit: Ramiz Kelemndin dhe Shkėlzen Jusajn. I pari nuk ka qenė aktiv nė politikė, por gjithmonė ishte pranė Ramushit. Ėshtė fakt i pamohueshėm se ai ėshtė njėri ndėr tregtarėt mė tė mėdhenj qė ka Kosova.

“Elkos Group”, kompani e shtrirė nė tėrė Kosovėn dhe me ambicie qė tė depėrtojė thellė edhe nė Shqipėri, me 235 milionė euro ka mundėsi qė sivjet tė jetė ndėr kompanitė me qarkullim mė tė madh nė Kosovė.

Pa marrė parasysh fjalėt e shumta pėr kontradiktat e tij dhe tė biznesit qė ka, kjo nuk ishte pengesė qė Ramiz Kelemendit pas luftės tė ketė njė rritje shumė tė shpejtė tė pasurisė. Shpenzoi 9.2 milionė euro pėr tė blerė 700 hektarė tokė e objekte tė ndryshme nga AKM-ja dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pėr tė punojnė 1.230 veta.

Jusaj njihet si boss i tregtisė me karburante. Pikat e shitjes i ka tė shtrira nė tėrė Kosovėn, ndėrsa kompania e tij “Petrol Company” ishte e lidhur edhe me disa tenderė tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

As lėvizja “Vetėvendosje” nuk e ka listėn e varfėr me profile nga ekonomia. Por, befasia erdhi me angazhimin e Nazmi Mikullovcit, drejtorit tė dikurshėm tė ish-kombinatit “Trepēa”. Kėtė post ai e ushtroi nė dy momente kyē.

Momenti i parė ishte nė kohėn e zhvillimeve tė bujshme politike, ato pas vitit 1981. E mori kėtė detyrė kur popullata nė mėnyrė bindėse e kishte pranuar parullėn “Trepēa punon, Beogradi ndėrton”.

Ishte pėrgjegjėsi qė nė kėto rrethana tė udhėhiqet me kombinatin qė nxirrte edhe ari. Mikullovci u shtrėngua tė tėrhiqej pas njė vjedhjeje spektakulare qė ndodhi nė kėtė kombinat, por ai asnjėherė nuk ka qenė i fajėsuar pėr kėtė zhvillim.

Pasardhėsi i tij nė Mitrovicė e mė gjerė do tė mbahej mend vetėm me rrethojat qė kishte ngritur rreth uzinave, por qė kishte lėnė anash investimet filluara nė miniera dhe nė kapacitete pėrpunuese.

Pėr herė tė dytė, ndonėse nė moshė, nė vitet e para tė pasluftės e lė Francėn, ku ishte si refugjat dhe kthehet me ftesė nga strukturat e atėhershme. Nė Mitrovicė gjen shtypshkronjėn e djegur, nga e cila kishte mbijetuar pas dėbimit nga “Trepēa”, por edhe postin e drejtorit.

Listė tė begatshme me ekonomistė dhe me njerėz nga biznesi ka edhe FER-i, ku pos hulumtuesit dhe analistit Shpend Ahmeti ėshtė edhe Linda Shala, Genc Bashota...

Pa pasur pretendime qė tė radhisim tė gjithė ekonomistėt dhe biznesmenėt qė gjinden nėpėr listat zgjedhore tė partive politike, megjithatė duhet thėnė se kėsaj here oferta e tyre me kėto profile ėshtė shumė mė e pasur. Ka shans qė pėrbėrja e Kuvendit tė ardhshėm tė jetė mė e “pasur” se ato tė kaluarat.

3.7/5 (9 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51