Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
10-01-2011 | 15:30 CET
SHKRUAN
Feti Tunuzliu

Gjykatat nuk kanė juridiksion hetimor

“Pushteti gjyqėsor nė Republikėn e Kosovės ushtrohet nga gjykatat”, saktėson neni 102.1. i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Ndėrkohė qė, juridiksioni lėndor i gjykatave penale rregullohet me nenet 20-26 tė Kodit tė Procedurės Penale tė Kosovės (KPPK).

Nga pėrmbajtja e tyre del konstatimi se gjykatat komunale dhe tė qarkut nuk zbatojnė hetimet, ndėrkaq Gjykata Supreme e Kosovės vendos, kryesisht, lidhur me mjetet juridike.

Sipas nenit 21 tė KPPK, gjykata komunale vendos: “nė shkallė tė parė pėr veprat penale…” (parag. 1); “lidhur me veprimet dhe masat nė procedurė paraprake tė cilat kufizojnė tė drejtat dhe liritė themelore tė personit… mbledh prova sipas mundėsisė hetimore tė jashtėzakonshme… tė zbatojė procedurė mbi konfirmimin e aktakuzės (parag. 2) dhe punė tjera (parag. 3).

Sipas nenit 23 tė KPPK, gjykata e qarkut gjykon: “nė shkallė tė parė veprėn penale…” (parag. 1.i.) dhe veprat tjera penale “nė kompetencė tė kėsaj gjykate (parag. 1.ii.); vendos pėr ankesa…” (parag. 2) dhe “lidhur me veprimet dhe masat nė procedurė paraprake tė cilat kufizojnė tė drejtat apo liritė themelore tė personit… mbledh prova sipas mundėsisė sė jashtėzakonshme… dhe tė zbatojė procedurė mbi konfirmimin e aktakuzės” (parag. 3); zbaton “procedurė pėr transferimin e tė pandehurit... (parag. 4); drejton “ndihmėn juridike ndėrkombėtare…” (parag. 5); “vendos pėr mosmarrėveshjet mbi kompetencat territorial tė gjykatave…” (parag. 6) dhe pėr “ēėshtje tė tjera…”.

Sipas nenit 25 tė KPPK, Gjykata Supreme e Kosovės “vendos pėr ankesė kundėr vendimit... nė shkallė tė parė” (parag. 1); vendos pėr ankesė kundėr aktgjykimit… nė shkallė tė dytė…” (parag. 2); vendos pėr mjetin e jashtėzakonshėm juridik…” (parag. 3) dhe pėr “ēėshtje tė tjera…”. (parag. 4).

Nė pėrpjekje pėr identifikimin e autoritetit ligjor pėr zbatimin e hetimit, e quajmė tė pashmangshėm referimin nė kapitujt: I - Parimet themelore; IV - Prokurori publik dhe XXV - Fillimi dhe kohėzgjatja e hetimit.

Konkluzioni i dalė prej kėtyre kapitujve tė KPPK ėshtė se subjekt ekskluziv me juridiksion hetimor ėshtė prokurori. “…prokurori publik detyrohet tė fillojė ndjekjen penale kur ekziston dyshimi i arsyeshėm se ėshtė kryer vepėr penale qė ndiqet sipas detyrės zyrtare”, thotė parimi i legalitetit tė ndjekjes penale – Kapitulli I, neni 6.3.

Kėtė e fuqizon norma vijuese: “E drejtė themelore dhe detyrė kryesore e prokurorit publik ėshtė hetimi i veprave penale dhe ndjekja penale e kryerėsve tė tyre” (neni 47.2.).

Pėrndryshe, KPPK ka rezervuar kapitullin – XXV nergut pėr procedurėn hetimore. Normat fillestare tė tij pėrcaktojnė subjektin kompetent dhe kushtet e nismės sė hetimit.

“Prokurori publik e fillon hetimin kundėr personit tė caktuar… nėse ekziston dyshimi i arsyeshėm se ai ka kryer vepėr penale e cila ndiqet sipas detyrės zyrtare” (neni 220.1.).

Vijimisht pėrcaktohet se prokurori duhet sigurojė “rrethanat fajėsuese por edhe rrethanat dhe provat shfajėsuese” (neni 220.2).

Pastaj, zbulohet synimi hetimor – grumbullimi i provave “pėr ngritjen e aktakuzės apo pėr pushimin e procedurės” (neni 220.3).

KPPK parasheh edhe trajtėn dhe pėrmbajtjen e aktit me tė cilin fillon hetimi.

Precizohet se hetimi fillon me aktvendim prokurorial. Ky pėrmban njė gamė tė dhėnash: identitetin e personit qė hetohet, kohėn e fillimit tė hetimit; elementet e veprės penale; emėrtimin ligjor tė saj; rrethanat dhe faktet qė justifikojnė dyshimin e arsyeshėm dhe provat materiale qė i referohen dyshimit (neni 221.1).

Hetimi i filluar “zbatohet dhe mbikėqyret nga prokurori publik” (neni 221.3), ndonėse veprimet hetimore mund t’i realizojė policia (hetimore), por me autorizim prokurorial (neni 221.4).

KPPK parasheh juridiksionin prokurorial edhe pėr zgjerimin e hetimit “pėr njė vepėr tjetėr penale ose pėr njė person tjetėr” (neni 222.2.); pezullimin e hetimit nėse rrethanat “pėrkohėsisht pengojnė ndjekjen me sukses tė pandehurit” (neni 223.1.) dhe pushimin e hetimit (neni 224.1.).

Por, vazhdimi i hetimit pas gjashtė muajsh, fillimisht ėshtė nė juridiksionin e gjyqtarit tė procedurės paraprake (dy herė nga gjashtė muaj) e pastaj tė Gjykatės Supreme tė Kosovės (njė herė nė gjashtė muaj) - neni 225.1.2., gjithnjė me kėrkesė prokuroriale.

Pėrkundėr asaj se prokuroritė kanė juridiksion hetimor, ca gjykata komunale (lexo: gjyqtarė apo zyrtarė tė autorizuar) nė Kosovė, me vetėdije apo pa tė, i japin vetes tė drejtė dhe vazhdojnė sė lėshuari certifikata se kundėr personave tė caktuar “nuk ėshtė duke u zbatuar procedurė hetimore…”.

Stereotipet e relikteve nga ish-legjislacioni dhe tradita gjyqėsore, nuk i kontribuojnė sundimit tė rendit dhe ligjit nė realitetin e ri tė gjyqėsorit kosovar!

(Autori ėshtė bashkėpunėtor profesional nė Gjykatėn e Qarkut nė Mitrovicė)

3.5/5 (18 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51