Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
07-02-2011 | 15:06 CET
SHKRUAN
Adri Nurellari

Zgjedhje tė parakohshme nė Shqipėri, pse jo?

Nė morinė e dėmeve tė shkaktuara nėpėrmjet reformės kushtetuese tė vitit 2008 nė Shqipėri, spikat nė mėnyrė tė veēantė pėrdhosja e mocionit tė mosbesimit. Si rezultat i ndryshimeve tė shėmtuara qė iu bėnė Kushtetutės, brenda njė nate tė turpshme, pėr historinė e shkurtėr tė demokracisė shqiptare, qeverisė iu hoq barra e provės sė legjitimitetit.

Nė njė sistem demokratik ėshtė qeveria qė shikohet gjithnjė me dyshim dhe asaj i duhet tė dėshmojė se ėshtė duke qeverisur me miratimin e tė qeverisurve sa herė ky legjitimitet vihet seriozisht nė pikėpyetje.

Pra sa herė qė ekzekutivit i hidhet njė dorashkė, i bėhet njė sfidė e mirėfilltė nėse qeverisja ėshtė e popullit, prej popullit dhe pėr popullin, i takon qeverisė qė tė dėshmojė se vazhdon ta ketė besimin e popullit. Pėrndryshe hidhet njė hije e rėndė dyshimi se kush ėshtė sovrani i vėrtetė nė njė vend, populli apo kasta nė pushtet!

Interesant ėshtė fakti qė edhe pse gjendemi pėrballė stagnimit politik dhe nivelit tė lartė tė konfliktualitetit, shumė njerėz e konsiderojnė tė dėmshėm organizimin e zgjedhjeve tė parakohshme nė Shqipėri.

Dėshmohet qartė qė hendeku i thellė i krijuar mes publikut dhe elitės politike nga shumė individė merret si njė gjė e mirėqenė dhe normale.

Opinionistė dhe ekspertė qė hiqen sikur pėrfaqėsojnė interesin e publikut, nė fakt, nė mėnyrė tė pacipė argumentojnė qė zgjedhjet janė tė dėmshme pėr qytetarėt dhe vendin, gjė qė ėshtė absurde. Pse e paskan politikanėt dhe servilėt e tyre frikė votėn e popullit?

Si na qenka nė tė keqe tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė qė qytetarėve t’u dėgjohet sa mė shpesh zėri nėpėrmjet votės? Madje, nė vende nė tranzicion demokratik shpesh ėshtė e rekomandueshme qė zgjedhjet tė mbahen dendur, pikėrisht se zgjedhjet janė njė frymėmarrje e sistemit. Nuk ėshtė rastėsi qė mandati nė Kosovė ka qenė 3-vjeēar. Nė fakt, njė tjetėr paudhėsi e elitės politike ka qenė ajo e zgjatjes sė mandatit tė qeverisjes vendore nga tre nė katėr vjet.

Organizimi i zgjedhjeve tė shpeshta kur e lyp nevoja bėhet edhe nė vende me demokraci tė konsoliduar, sikurse ka qenė rasti nė dekadat e fundit nė Kanada, Japoni, Itali apo Austri.

Duke pasur parasysh mungesėn e konsensusit apo transparencės nė shumė reforma nė Shqipėri, do tė duhej tė pėrdorej gjithnjė e mė dendur referendumi. Vlen pėr t’u pėrmendur se ėshtė njė padrejtėsi e madhe qė i ėshtė bėrė popullit shqiptar qė nuk u organizua njė referendum pėr ndryshimet radikale tė Kushtetutės.

Sot, fatkeqėsisht, dy liderėt politikė janė duke u pėrpjekur qė tė tregojnė se kanė mbėshtetjen popullore nė mėnyrė manipulative duke garuar se kush nxjerr mė shumė njerėz nė rrugė.

Ēdo pėrpjekjeje qė ka bėrė me protesta opozita pėr tė treguar masėn e pakėnaqėsisė qė po vlon nė publik, i ėshtė pėrgjigjur qeveria me kundėrmitingje masive, duke ēuar pastaj nė njė rivalitet qesharak se cila palė nxori mė shumė njerėz nė shesh. Mirėpo, sado qė tė bėrtasin pėr njėrėn apo tjetrėn palė, ata qė dalin nė rrugė nuk reflektojnė detyrimisht mendimet e shumicės sė heshtur, sė cilės i ndihet zėri dhe i kuptohet vullneti vetėm nėpėrmjet votės.

Prandaj, zgjedhjet e parakohshme jo vetėm qė janė tė mirėpritura, por janė shndėrruar nė tė domosdoshme pėr tė zgjidhur ngėrēin qė ka kapur vendin. Argumentet se zgjedhjet e parakohshme dėmtojnė ekonominė, apo kanė kosto tė madhe pėr t’u organizuar, nuk kanė fare bazė.

E para, sepse rėndėsia e demokracisė nuk ka tė paguar dhe mė mirė tė harxhojmė para pėr tė garantuar demokracinė sesa pėr tė ndėrtuar njė tunel tjetėr pėr tė cilin pret koha. Sė dyti, sepse objektivi kryesor i kėsaj qeverie, tė vetėquajtur qeveri e integrimit, ėshtė bllokuar prej krizės aktuale.

Pėrderisa u pretendua qė kjo qeveri kishte pėr qėllim thelbėsor integrimin evropian, nė kushtet aktuale kjo qeveri nuk mund ta pėrmbushė kėtė mision, sepse Shqipėrisė iu refuzua statusi i kandidatit pikėrisht sepse nuk e kishte zgjidhur ngėrēin aktual. Nė kuadėr tė procesit tė integrimit duhen votuar shumė ligje qė kėrkojnė shumicė tė kualifikuar dhe me kėtė klimė konfliktuale ato mbeten pezull.

Prandaj, nėse qeveria u qėndron fjalėve tė saj qė opozita po e saboton procesin e integrimit apo ėshtė pėrpjekur tė dėmtojė liberalizmin e vizave, ajo duhet tė shkojė me kėnaqėsi nė zgjedhjet e parakohshme qė t’u japė mundėsi qytetarėve ta penalizojnė opozitėn pėr kėtė papėrgjegjshmėri dhe pėr tė votuar njė mazhorancė mė tė qėndrueshme qė tė ketė fuqinė e duhur pėr tė ēuar pėrpara procesin e ndaluar tė integrimit tė vendit tonė nė BE.

Sė treti, ne gjithsesi kemi pėr tė pasur zgjedhje vendore nė vend dhe tė gjithė e dimė qė ato janė po aq gjithėpėrfshirėse, tė shtrenjta dhe intensive sa edhe zgjedhjet parlamentare. Prandaj, duke i organizuar zgjedhjet parlamentare nė tė njėjtėn datė me zgjedhjet lokale, sikurse bėri Kosova nė nėntor 2007, kostoja ekonomike e organizimit tė zgjedhjeve tė parakohshme ėshtė inekzistente.

Mazhoranca jo vetėm pretendon se zotėron mbėshtetjen e shumicės, por gjatė kėtyre dy viteve ėshtė shprehur me keqardhje pėr gjendjen nė tė cilėn e ka katandisur opozitėn lidershipi aktual socialist. Ka shkuar deri aty sa ka ofruar edhe kėshilla se si mund tė rimėkėmbet opozita dhe ka sugjeruar edhe lidership alternativ. Ka thėnė se Rama ka dėshtuar jo vetėm si kryetar i PS-sė, por edhe si kryetar i bashkisė dhe se drejton “mafien mė tė rrezikshme nė Evropė”.

Mazhoranca ka pretenduar se Rama nuk e ka mbėshtetjen e PS-sė, sepse ka manipuluar rizgjedhjen e tij brenda Partisė Socialiste nė 2009, duke sajuar njė garė me njė personalitet periferik si Lakrori dhe njė proces tė dyshimtė votimi.

Mė tej ėshtė thėnė se nė mitingun e fundit Rama u braktis nga qytetarėt, pati vetėm 6.000 demonstrues, se opozita i ka nxjerrė qytetarėt nė rrugė vetėm me pagesa se pėrndryshe qytetarėt nuk do kishin asnjė arsye pėr tė protestuar nė vendin tonė qė “lulėzon” nga begatia, integriteti dhe sundimi i ligjit. Pra njė gjendje me tė vėrtetė e mjerė nė tė cilėn e ka katandisur opozitėn zoti Rama.

Nga ana tjetėr, qeveria pretendon se gjėrat janė duke shkuar vaj, se ekonomia jonė ecėn duke ēarė pėrpara me shpatė nė dorė tufanin e krizės ndėrkombėtare financiare, se shėrbimet shėndetėsore dhe arsimore kanė njohur njė hop tė madh cilėsor, se korrupsioni ėshtė ērrėnjosur, se kriminaliteti ėshtė eliminuar, se papunėsia ka rėnė dhe mirėqenia e qytetarit ėshtė rritur.

Po ashtu deklaron se ka autorėsinė ekskluzive qoftė tė futjes nė NATO e qoftė tė liberalizimit tė vizave, dhe se kėto objektiva nuk kanė tė bėjnė me dashamirėsinė e partnerėve ndėrkombėtarė, por vetėm me meritėn e qeverisjes sė Shqipėrisė. Nėse kanė tė drejtė, ky ėshtė njė bilanc mė se i mjaftueshėm pėr tė fituar jo kėto, por dy-tri palė zgjedhje tė tjera.

Nė kushtet kur retorika qeveritare deklaron me vetėbesim tė madh se opozita ka bllokuar integrimin dhe ėshtė katandisur si mos mė keq prej Ramės, ndėrkohė qė qeveria ėshtė mė e suksesshmja e historisė sonė dhe shndrit nga integriteti dhe efikasiteti, atėherė nuk ka arsye pėr tė pasur frikė nga zgjedhjet e reja.

Pėrkundrazi, duhej tė shkonte me vrap drejt tyre pėr tė vjelė frytet e punės sė saj, siē ėshtė merita pėr liberalizimin e vizave, si dhe pėr tė dalė nga situata e sikletshme e tanishme, kur iu duhet tė kapėrdijnė dallaveret e bėra nga njerėzit e LSI-sė, meqenėse pa ta nuk mbush dot numrat.

Nėse pėrfaqėsuesit e mazhorancės u besojnė vėrtet fjalėve qė thonė, atėherė ēfarė shansi mė tė mirė do tė kishin nė dorė tani, qė t’ia ndreqnin qejfin njėherė e mirė lidershipit aktual tė opozitės, duke e shpėtuar njėherė e mirė Shqipėrinė prej tij. Shqiptarėt sot janė ngopur nga llafet e shumta tė politikanėve, se kush thotė tė vėrtetėn e tregon vetėm njė gjė – vota.

Sepse sistemi demokratik mbėshtetjen nė bindjen: Vox popoli, vox dei (Zėri i popullit ėshtė zėri i Perėndisė).

1.9/5 (7 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51