| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Albin Kurti
Reciprociteti ėshtė barazi. Reciprociteti ėshtė barazi midis dy a mė shumė entiteteve, e qė nė rastin tonė janė shteti i Kosovės dhe ai i Serbisė. Kėrkesa pėr reciprocitet nėnkupton qė aktualisht nuk kemi reciprocitet. Se reciprociteti mungon, prandaj ai duhet tė bėhet i pranishėm. Reciprociteti ėshtė, mbi tė gjitha, politik. Kėrkesa pėr reciprocitet ėshtė, para sė gjithash, politike.
Mė 7 dhjetor tė vitit qė porsa e lamė pas, Kuvendi i Republikės sė Kosovės miratoi mocionin pėr reciprocitet tė plotė ndaj Serbisė, pėr reciprocitet qė nuk ėshtė i kufizuar nė kohė apo nė fushat e tij. Reciprocitet i plotė, i tėrėsishėm. Mė tutje, sqarohet se bėhet fjalė pėr reciprocitet tė plotė politik, ekonomik dhe tregtar.
Vėshtirė tė imagjinohet diēka qė bie jashtė kėtij reciprociteti tė kėrkuar, tė pėrkufizuar nė mėnyrė kaq tė gjithanshme, e tė shndėrruar nė vendim tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės po atė ditė.
Me 42 vota PĖR, 33 KUNDĖR dhe 2 ABSTENIME, u miratua mocioni i cili nuk pėrfundon me reciprocitetin e plotė me Serbinė, por vetėm sa fillon me tė. Nė vazhdim, mocioni obligon Ministrinė e Tregtisė dhe tė Industrisė ta nxisė dhe tė udhėheqė bashkėpunimin me prodhuesit vendorė dhe ndėrmarrjet tregtare pėr gjetjen e zėvendėsimeve pėr produktet e importuara nga Serbia. Nė fund, obligohet Qeveria ti forcojė tė gjithė mekanizmat shtetėrorė pėr ta siguruar zbatimin e pėrpikėt tė masave tė reciprocitetit ndaj Serbisė.
Ishte ditė e mėrkurė 7 dhjetori i vitit 2011. Plot 33 deputetė votuan kundėr reciprocitetit ndaj Serbisė: Shaip Muja, Azem Syla, Elmi Reēica, Latif Gashi, Bekim Haxhiu, Zenun Pajaziti, Behar Selimi, Fadil Demaku, Adem Grabovci, Fatmir Xhelili, Halit Krasniqi, Ramė Vataj, Ramiz Lladrovci, Hasime Krasniqi, Lumnije Morina, Salihe Mustafa, Xhevahire Izmaku, Ganimete Musliu, Safete Hadėrgjonaj, Myzejene Selmani, Sevdije Lama, Jasmina Zhivkoviq, Biserka Kostiq, Sasha Milosavleviq, Enis Kervan, Emilija Rexhepi, Hamza Balje, Berat Buzhala, Kurtan Kajtazi, Valbona Dibra, Qerim Kelmendi, Boban Todoroviq dhe Jeton Svirca.
Porsa u miratua mocioni, kryetarin e Grupit parlamentar tė PDK-sė, e kapi paniku. Ai orvatej qė me ēdo kusht ta kthejė mbrapsht vendimin e Kuvendit. Qeveritarėt dhe kėta deputetėt e tyre nė Kuvend po deklaronin brenda Kuvendit e jashtė tij kundėr reciprocitetit.
Thoshin qė disa deputetė na paskan votuar gabimisht, se duhet tė pėrsėritet votimi i mocionit edhe njė herė, se kjo ėshtė e palejueshme e madje edhe e pamundshme etj. etj. Kur u bė e qartė se nuk do tė mund ta kthejnė mbrapsht mocionin, tė nesėrmen e sidomos tė pasnesėrmen e atij vendimi, qeveritarėt nisėn ti ndėrrojnė fjalėt kurse deputetėt e tyre i heshtėn ato krejtėsisht. U lansua rrėfimi tjetėr qysh Kosova tashmė paska reciprocitet dhe qysh pikėrisht dialogu nė Bruksel na e paska arritur reciprocitetin me Serbinė.
Sdo mend qė dialogu nė Bruksel ėshtė saktėsisht e kundėrta e reciprocitetit. Atje gjithnjė u diskutuan me Serbinė ēėshtjet e brendshme tė Kosovės. Nuk bisedohej edhe pėr Kosovėn, edhe pėr Serbinė, por vetėm pėr Kosovėn. Kėsisoj, Kosova ishte palė dhe njėherėsh edhe temė e dialogut.
Pra, Kosova vetė ishte nė pyetje e nė pikėpyetje, qenia e Kosovės po kontestohej me pjesėmarrjen edhe tė vetė asaj. Rezultati skishte se si tė jetė ndryshe pėr nga natyra: kopjet e regjistrave civilė, kopjet e dokumentacionit kadastralė, vulat e Doganave pa Republikė, tabelat e automjeteve pa Republikė. Njė shtet kopje dhe njė vend pa Republikė.
U konfirmua mosnjohja e Republikės sė Kosovės nga Serbia dhe u njoh kjo mosnjohje e Serbisė nga Qeveria e Kosovės. Pa reciprocitet nė pikėnisje, rrjedhimisht, pa reciprocitet nė destinim. I kėtillė ėshtė dialogu i Brukselit ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe Serbisė.
Ato qė do tė duhej tė ishin kushte pėr Serbinė para ēfarėdo dialogu me Serbinė, nuk janė as tema tė kėtij dialogu aktual me tė. Duhet tė kemi paraprakisht reciprocitet me Serbinė, pėr tė pasur dialog tė vėrtetė me tė. Me dialog pa reciprocitet, marrėdhėnia e Kosovės me Serbinė do tė jetė marrėdhėnie nė tė cilėn Kosova jep e Serbia merr.
Rezultatet e proceseve qė i karakterizon mungesa e reciprocitetit vijnė si asimetri e thelluar dhe perspektivė e vėshtirėsuar pėr reciprocitet. Sa mė shumė dialog pa reciprocitet nė tė tashmen, aq mė pak gjasa pėr reciprocitet nė tė ardhmen.
Nė anėn tjetėr, dialogu nė Bruksel midis Kosovės dhe Serbisė po zhvillohet pėrbrenda kornizės sė menaxhimit tė krizės dhe duke u bazuar nė paradigmėn e stabilitetit.
Sepse, e tillė ėshtė qasja dhe doktrina e BE-sė si ndėrmjetėsuese. Kriza duhet menaxhuar vetėm qė tė mos shpėrthejė, kurse stabiliteti ėshtė stabilitet i Kosovės nė funksion tė stabilitetit tė Serbisė dhe gjithė rajonit ende tė paintegruar tė Ballkanit Perėndimor.
Pra, ky dialog nuk mund ti zgjidhė problemet pėr shkak se ai sėshtė i (para)menduar qė ti zgjidhė problemet.
Qeveria e Kosovės sduket aspak e interesuar pėr reciprocitet ndaj Serbisė e, pėr pasojė, as pėr ta zbatuar vendimin e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės tė 7 dhjetorit 2011.
Sė pari, pėrfitimi nga reciprociteti do tė shtrihej prej dinjitetit tė popullit e deri te forcimi i prodhuesve vendorė. Mirėpo, qeveritarėt kosovarė tashmė janė tė shkėputur nga populli dhe nuk janė tė lidhur me prodhuesit vendorė por me tregtarėt qė sjellin mallra importi.
Sė dyti, Qeveria e Kosovės nuk ėshtė e interesuar qė reciprocitetin ta pėrdorė si levė kushtėzimi ndaj Serbisė pėr borxhet e shumta tė luftės, paraluftės e pasluftės qė Kosovės ia ka Serbia. Ajo i mbetet besnike politikės qė e ndihmon Serbinė tė rrugėtojė sa mė shpejt drejt anėtarėsimit nė BE. Qeveri se jo mahi, apo jo?
Jeton (gjilan): 31-01-2012 21:54
Hasan (Prizren[Geteburg]): 10-01-2012 15:42
tuptup (Kosove): 09-01-2012 13:26
Fati (Vjene): 09-01-2012 12:56
Dardani-France (France): 08-01-2012 19:13
patrioti me zemer te thyer (londer): 05-01-2012 23:05
xhevat---gashi (gorizi--itali): 05-01-2012 09:21
Baci (dikund...): 04-01-2012 22:00
Mehmeti ( Zatra): 04-01-2012 20:31
Xhaferi - \'51. (G. - Pd.): 04-01-2012 20:25
Libri Donkishoti (Prizren): 04-01-2012 18:45
Bllaca (Lipjan): 04-01-2012 18:10
Arben (Prishtine): 04-01-2012 18:04
Veshtruesi neutral... (dikund...): 04-01-2012 14:42
mergimtari (prizren): 04-01-2012 13:06
Shoki (Kosove): 04-01-2012 12:33
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 